VALË E RE NË ORGANIZIMIN STUDENTOR – ANALIZË
Në kuadër të projektit, (Re)formimi studentor i organizuar nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë së bashku me organizatat partnere Sfera International, FORUM16, MKC Manastir, CED Tearcë dhe Fondacioni për zhvillimin e komunitetit lokal Shtip është bërë analiza e (re)formimit studentor në universitetet shtetërore në Shtip, Manastir dhe Tetovë.
Organizimi i studentëve paraqetë një mënyrë dhe model në të cilin studentët marrin pjesë në menaxhimin dhe vendimmarrjen e universiteteve. Kushtet dhe shkalla në të cilën një universitet do të lejojë studentët të marrin pjesë në menaxhim dhe vendimmarrje janë një tregues i aftësive demokratike të universitetit dhe vlerësimit të zërit të studentëve.
Duke pasur parasysh që ky është viti i parë i vendosjes të një modeli krejtësisht të ri të organizimit studentor, qëllimi kryesor i projektit ishte inkurajimi i organizatave studentore dhe rinore që të monitorojnë në mënyrë aktive dhe avokojnë për zgjedhje transparente studentore. Kjo rezultoi në avokimin e organizimit të hapur studentor dhe informimin e studentëve për mundësitë dhe mënyrat për të marrë pjesë në zgjedhjet e studentëve në universitete, por edhe monitorimin e transparencës dhe praktikave të universiteteve në të gjithë procesin e organizimit të studentëve dhe formimin e asambleve të reja studentore, përmes kritereve të përcaktuara saktë për të gjitha universitetet. Si rezultat i këtij monitorimi u krijuan përfundime dhe rekomandime për universitetet të cilat do të shërbejnë në organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme studentore.
Qëllimi i kësaj analize është të analizojë kornizën normative të modelit të ri të organizimit studentor, metodën e përzgjedhjes, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e përfaqësuesve të studentëve dhe të hulumtojë transparencën dhe praktikat fillestare që universitetet do ti vendosin kur formojnë asamble të reja studentore në tre universitetet shtetërore në Shtip, Manastir dhe Tetovë.
Projekti “(Re)formimi studentor” është mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.
Ju mund ta shihni të gjithë analizën në këtë link.