KËRKESË PËR NDRYSHIM TË PROPOZIM LIGJIT PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT PERSONALE
Me iniciativë të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, Forumit Rinor Arsimor dhe Qendrës për Dialog Ndërkulturor, një grup organizata civile paraqitën kërkesë për ndryshimin e Propozim – ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, deri të ministri i Financave z. Dragan Tevdovski.
Në vazhdim mund të lexoni përmbajtjen e kërkesës.
Ju drejtohemi me kërkesë për ndryshimin e një prej pikave të propozim ndryshimeve në Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale. Konkretisht, në propozim ndryshimet propozohet ndryshim i cili do të reflektohet negativisht mbi punën e shoqatave të qytetarëve dhe organizatave, ndërsa më së shumti mbi organizatat rinore dhe organizata të cilat punojnë për të rinj.
Bëhet fjalë për pikën 41), paragrafi (1) i nenit 12, Kompensime për të cilat nuk paguhet tatim mbi të ardhurat:
41) kompensim të shpenzimeve për akomodim, ushqim dhe transport të personave të cilët janë pjesëmarrës në ngjarje me kohëzgjatje më të gjatë se 5 ditë, të organizuara në kuadër të aktiviteteve të organizatës së themeluar në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione, në bazë të dokumenteve për shpenzimet e kryera;
Me këtë pikë vendoset pagesa e tatimit mbi të ardhurat për akomodim, ushqim dhe transport për pjesëmarrësit në evenimente të cilat zgjasin më tepër se 5 ditë të organizuar nga organizata të themeluara sipas Ligjit për shoqata të qytetarëve dhe fondacione. Jemi të mendimit se kjo pikë duhet të ndryshojë dhe të vlejë për të gjitha evenimentet pa pasur kufizim kohor. Shkaqet pse e kërkojmë këtë nga ju, janë si vijon:
1. Vendosja e kufizimit për ngjarje mbi 5 ditë do të reflektohet më së shumti tek organizatat rinore dhe organizatat të cilat punojnë me të rinj. Të rinjtë në Maqedoni ballafaqohen me shumë sfida – papunësi, standard të ulët, pak mundësi sociale dhe kulturore dhe faktorë të tjerë të cilët rezultojnë me dëshpërim, pa perspektivë dhe shkallë e lartë e shpërnguljes së të rinjve nga shteti. Organizatat rinore janë ato që bëjnë më shumë të tejkalohen këto probleme dhe të sigurojnë aktivitete për të rinjtë të cilët jua përmirësojnë jetën dhe zhvillimin personal – nga ngjarje publike deri në trajnime të shumta, punëtori dhe shkëmbime. Shumë nga këto aktivitete zgjasin mbi 5 ditë. Ky kufizim do të reflektohet drejtpërdrejtë mbi të rinjtë në vend dhe mbi organizatat rinore të cilat punojnë me përkushtim për t’jua bërë jetën më të mirë. Tatimi do të ndikojë mbi reduktimin e buxheteve për aktivitete me çka më pak të rinj do t’i përdorin.
2. Ekzistojnë shumë aktivitete për të rinj, të organizuar nga organizata qytetare të cilat zgjasin më shumë se pesë ditë. Këtu bëjnë pjesë edhe aktivitete të organizuara me mbështetje të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RIKO), Fondacionit Rinor Evropian të Këshillit të Evropës, Erazmus + dhe programe të tjera. Ky tatim do të ndikojë mbi zvogëlimin e numrit të shfrytëzuesve të cilët mund t’i përdorin programet ose zvogëlimin e kohëzgjatjes së tyre që do të reflektohet mbi cilësinë. Për ilustrim, më poshtë në këtë shkresë Ju ofrojmë aktivitete të cilat në vetë udhëzimet për zbatim janë në kohëzgjatje shumë më të gjatë se 5 ditë.
3. Nuk është e qartë prej nga paraqitet propozimi për tatimimin e këtyre shpenzimeve për ngjarje mbi 5 ditë (ose 3 ditë siç thuhet në propozimin e parë të propozim – ligjit, publikuar për komente në ENER). Pyesim në bazë të çfarë analize është propozuar ky afat? Në Vlerësimin e ndikimit të rregullativës gjithashtu nuk ka sqarim për këtë ndryshim.
4. Është e palogjikshme që në ligjin e njëjtë, sindikatat lirohen tërësisht nga këto detyrime, ndërsa vendosen për shoqatat e qytetarëve dhe fondacione. Në bazë të kësaj analize është vlerësuar se sindikatat duhet të lirohen nga ky shpenzim por jo edhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet?
6. Vitin e kaluar, me ndryshimet e ligjit të njëjtë të datës 1.1.2018, u sqarua se nuk paguhet ky tatim për aktivitete të këtilla. Me këto ndryshime, për më pak se një vit më vonë, propozohet të vendosen përsëri. Në bazë të cilave analiza keni siguruar këtë vlerësim? Përkujtojmë se ndryshimet e këtilla të pa planifikuara ad hok kontribuojnë drejt krijimit të mjedisit të pa volitshëm dhe të pa sigurt juridik për punën e shoqatave të qytetarëve në Maqedoni.
7. Ndryshimi i ligjit pa paralajmërim dhe debat publik e rriti pasigurinë juridike të shoqatave. Ekzistojnë projekte të cilat janë me kohëzgjatje dhe zgjasin disa vjet, të cilat momentalisht tani po implementohen. Kjo mase do të shkaktojë probleme plotësuese në buxhetim, do të ndikohet në aktivitetet e planifikimit, rebalanc të buxhetit dhe pasoja ndaj punës së organizatave dhe obligimet e ndërmarra ndaj donatorëve.
8. Kompensimet e këtilla ( akomodimi, ushqimi dhe transporti për pjesëmarrje në evenimente të organizuara nga organizata të themeluara në bazë të Ligjit për shoqata dhe fondacione) janë shpenzime të nevojshme për realizimin e veprimtarisë së shoqatave dhe nuk janë të ardhura të pjesëmarrësve në evenimentet dhe persona të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në këto evenimente ( shumë prej tyre shpesh janë të mitur) dhe nuk duhet të tatimohen me tatim personal.
Nga këto shkaqe të lartë përmendura, kërkojmë nga Ju, të korrigjoni pikën 41), paragrafin (1) të nenit 12, nga ajo të hiqet kufizimi kohor, si vijon:
Kompensime për të cilat nuk paguhet tatim mbi të ardhurat:
41) kompensim të shpenzimeve për akomodim, ushqim dhe transport të personave të cilët janë pjesëmarrës në ngjarje, në kuadër të aktiviteteve të organizatës së themeluar në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione, në bazë të dokumenteve për shpenzimet e kryera;
Jemi të mendimit se nëse ngel ndryshimi i propozuar në ligj për tatimimin e shpenzimeve për akomodim, ushqim dhe rrugë për ngjarje mbi 5 ditë të organizuara nga shoqata të qytetarëve dhe fondacione, do të dëmtohen organizatat qytetare dhe përdoruesit e aktiviteteve të tyre. Në veçanti do të dëmtohen organizatat rinore dhe të rinjtë të cilët i përdorin programet e tyre. Konsiderojmë se arsyetuam pse ky propozim është i pa bazuar, nuk është i mbështetur me analiza, në kundërshtim me programet ekzistuese të cilat zbatohen në Maqedoni dhe nuk është i volitshëm për të rinjtë.
Vendi jonë dhe institucionet e saj duhet t’i vendosin të rinjtë në plan të parë, të cilët janë një nga grupet e rrezikuara dhe kategori e cila në mënyrë masive po shpërngulet nga shteti. Në vend të vendosen të rinjtë dhe puna e organizatave rinore si prioritet, me këtë ndryshim vetëm shkaktohet dëm mbi mundësitë e tyre dhe punën e tyre.
Kërkesa mbështetet nga 87 organizata, shkresën e plotë si dhe të gjitha organizatat të cilat e mbështetën kërkesën mund ti gjeni këtu.