Konkurs publik për të rinjtë me temë: “Siguria, Solidariteti dhe Bashkëpunimi”

Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport dhe Këshillin Rinor Nacional shpall konkurs me temë në fushën e sigurisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të rinjtë e moshës 15 deri  29 vjeç. Pyetja që të rinjtë duhet përgjigjur  në mënyrë kreative është “Çfarë do të thotë siguria, solidariteti dhe bashkëpunimi për ju?” Ju mund t’i përgjigjeni pyetjes duke na treguar se cilat tema janë më të rëndësishme për ju si të rinj dhe çfarë ju shqetëson apo ju intereson më shumë kur bëhet fjalë për sigurinë, solidaritetin dhe bashkëpunimin, ndërsa këtë mund ta shprehni në mënyra të ndryshme kreative, duke përfshirë por pa u kufizuar në:

  • Video (YouTube video, TikTok, Reels, Podcasts…)
  • Përmbajtje kreative grafike (dizajn, dizajne komike, ilustrim…)
  • Fotografi
  • Pikturë ose vizatim
  • Ese

Thirrja për aplikim është e hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 15 deri  29 vjeç, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe përmbajtja duhet të përgjigjet në pyetjen “Çfarë do të thotë siguria, solidariteti dhe bashkëpunimi për ju?”

Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Këshillit Rinor Nacional do të vlerësojë përmbajtjet e dorëzuara. Komisioni do të shpërblejë tre përmbajtjet më të mira me çmimet e mëposhtme: 

  • Vendi i parë – Go Pro Hero 9 Action Camera
  • Vendi i dytë – Garmin Vivoactive 4 Smart Watch 
  • Vendi i tretë – JBL Bluetooth Earbuds

Konkursi është i hapur nga data 12 tetor deri më 15 nëntor 2022.

Përmbajtjet kreative duhet dërguar nëpërmjet email-it tek [email protected] dhe [email protected], duke shënuar emrin, mbiemrin, datëlindjen, numrin e telefonit, e-mail adresën dhe qytetin nga vini, si dhe titullin: KONKURS PUBLIK MBI TEMËN E SIGURISË, SOLIDARITETIT DHE BASHKËPUNIMIT. Përmbajtjet tuaja kreative mund t’i ngarkoni në webfaqet e shpërndarjes së skedarëve (WeTransfer, Dropbox, Google Drive…) dhe të na dërgoni linkun në emailin tuaj. Ju lutemi ruani punimet tuaja origjinale.

Shënim: Duke marrë pjesë në konkurs, ju pranoni që përmbajtja juaj të shfaqet publikisht.

Për të gjitha informatat shtesë, mund të kontaktoni Nusret Iseinin, asistent pogramor në Misionin e OSBE-së në Shkup, në [email protected] ose në numrin e telefonit 070/359-062; si dhe Marija Bashevskën, asistente programi nga Këshilli Rinor Nacional në [email protected], ose në numrin e telefonit 078/350-531.

SHPËRNDAJE