MANUAL PËR SHËNDETIN MENDOR PËR TË RINJTË

Duke pasur parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballen të rinjtë çdo ditë, kujdesi ndaj shëndetit mendor nuk duhet të neglizhohet!

Prandaj në kuadër të programit tonë të shëndetit mendor, i cili është pjesë e projektit “MladiHub– ndërtimi i aftësive për punësim, kompetenca dhe mundësi për rrjetëzim për të rinjtë”, krahas ofrimit të seancave falas me psikolog për të rinjtë, u hartuan tre manuale për shëndetin mendor për të rinjtë, me fokus në depresionin, ankthin, sulmet e panikut dhe stresin.

Doracaku për depresion ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të informohen për depresionin si gjendje, si dhe tu ofrojë ndihmë praktike gjatë trajtimit të tij.

Manuali për ankthin dhe sulmet e panikut synon të ndihmojë të rinjtë të ndërgjegjësohen për ankthin dhe sulmet e panikut, si dhe të ofrojë ndihmë praktike në trajtimin e tyre.

Doracaku për stresin ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të informohen për stresin si gjendje, si dhe tu ofrojë ndihmë praktike gjatë trajtimit të tij.

SHPËRNDAJE