MLADIHAB – RINI DIGJITALE

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve – 12 Gusht, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, me nder të veçantë paralajmëron promovimin e projektit “MLADIHAB” – Rinia digjitale”

MLADIHUBA është projekti i ri i Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, i cili ka për qëllim zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive digjitale te të rinjtë të grup moshës prej 15 – 29 vjeç në këmbim të punës me dobi të përgjithshme. Në bashkëpunim me Odën Ekonomike për Teknologji Informatike Komunikuese – MASIT programi i MLADIHUB qendrës do të synojë bajpasimin e hendekut ndërmjet nevojave për shkathtësi digjitale, sektorit publik dhe potencialit të të rinjve në vendin tonë. Në varësi të shkathtësive të tyre, interesat dhe nevojat në komunat ku jetojnë, të rinjtë do të duhet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me dobi të përgjithshme dhe në këtë mënyrë do të fitojnë kupon për pjesëmarrje dhe ndjekjen e trajnimeve. Për momentin realizohen dy lloje të hulumtimeve ndër të cilat hulumtimi për kërkesat e tregut për shkathtësi digjitale dhe në bazë të të dhënave të fituara do të dizajnohen programe nga KRNM dhe MASIT.

Nga ana tjetër, nga të dhënat e siguruara nga hulumtimi për nevojat për punë me dobi të përgjithshme do të shqyrtohen mundësitë për zbatimin e programit ku të rinjtë do të mund të marrin pjesë në aktivitete për kontribut pozitiv në shoqëri.

Më tepër detaje dhe informacione rreth programit, kohëzgjatjen e trajnimeve dhe mënyrën e aplikimit do të publikohen së shpejti në të gjitha kanalet e komunikimit të KRNM dhe MLADIHUB.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Britanisë në Shkup dhe Fondi për Sundim të Mirë UKAID, i implementuar nga KRNM dhe MASIT me mbështetje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

SHPËRNDAJE