NJOFTIM PËR ASISTENT FINANCIAR DHE ADMINISTRATIV

E ZGJEROJMË EKIPIN!
Dëshironi të punoni në një atmosferë të këndshme, të motivuar dhe vazhdimisht me
mundësi për avancim në karrierë? Përfitoni nga kjo mundësi që Ju ofrojmë dhe bëhuni
pjesë e ekipit tonë të suksesshëm. Nëse mendoni se jeni të gatshëm të punoni në fushën e
menaxhimit dhe administrimit financiar, vazhdoni të lexoni.
KRNM SHPALL KONKURS PËR:
Pozicioni i punës: Asistent financiar dhe administrativ
Vendndodhja: Zyra e KRNM, Shkup

Kualifikimet:

  • Përvojë në menaxhimin e financave dhe administrimin e projekteve afatgjata të
    financuara nga donatorë të huaj
  • Përvojë me përdorimin e softuer financiar dhe administrativ
  • Minimum dy vjet përvojë punë në fushën përkatëse
  • Arsim i lartë i përfunduar (do të konsiderohet përparësi)

Karakteristikat dhe aftësitë personale:

  • Profesionalizëm dhe përkushtim
  • Aftësi për punë nën presion dhe afate të shkurtra kohore
  • Transparencë
  • Punë ekipore
  • Lojalitet ndaj organizatës dhe qëllimeve të saj

Përshkrimi i detyrave kryesore:

1. Mbështetje në përgatitjen e dokumenteve financiare-administrative për punën në
projekt;
2. Monitorimi dhe regjistrimi i shpenzimeve buxhetore për grante;
3. Përgatitja e raporteve mujore financiare-administrative;
4. Arkivimi i dokumenteve;
5. Mbështetje në përgatitjen e buxheteve dhe llogarive përfundimtare të KRNM;
6. Sigurim i përputhshmërisë së shpenzimeve me politikat dhe procedurat e
brendshme;
7. Monitoron shpenzimet në kuadër të buxheteve dhe përgatit raporte financiare
mujore, tremujore dhe vjetore dhe raporte për donatorët;
8. Merr pjesë në përgatitjen e buxheteve vjetore dhe buxheteve projektuese për
projekte të reja;
9. Mban regjistër të inventarit;
10. Mirëmbajtje administrative dhe teknike të zyrës, kujdes për pajisjet, zbatimi i
prokurimeve për material dhe kushte zyre;
11. Zbaton detyra dhe përgjegjësi të tjera programore në përputhje me nevojat aktuale
të KRNM dhe në koordinim me Sekretarin e Përgjithshëm;
12. Koordinim i rregullt me Sekretarin e Përgjithshëm, Menaxherin Financiar-
Administrativ dhe stafin tjetër të Sekretariatit.

ÇFAR OFERTOJMË?

  • Ambient pune pozitiv
  • Hapësirë për mbindërtim profesional dhe personal
  • Orar pune fleksibil
  • Pushimi vjetor i paguar prej 24 ditësh
  • Sigurim shtesë shëndetësor privat
  • Pozicioni është me orar pune të plotë (40 orë në javë)
  • Paga fillestare: 22000 denarë, neto shumë.

SI TË APLIKONI?

Dërgoni CV -në tuaj dhe letrën motivuese në adresën e mëposhtme të emailit:
[email protected] me shënim: [emri dhe mbiemri] – Asistent financiar dhe
administrativ në KRNM jo më vonë se 20.10.2021 deri në ora 23:59.
* Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes të gjithë kandidatët do të njoftohen për
rezultatin.
** KRNM mban të drejtën të mos zgjedhë asnjë nga aplikantët dhe / ose të zgjasë thirrjen.

SHPËRNDAJE