QËNDRIMI I KRNM NË LIDHJE ME REFERENDUMIN

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) është trupi më i madh përfaqësues i të rinjve dhe organizatave rinore nga Maqedonia. KRNM-në e përbëjnë 47 organizata nga e gjithë Maqedonia, ndër to 19 organizata rinore, 19 organizata për të rinj, 1 union dhe 8 forume rinore të partive politike, me qëllim të përfaqësojë dhe promovojë të drejtat e të rinjve nga Maqedonia. 

Anëtarësia e KRNM-së është e shumëllojshme, e përbëjnë organizata nga i gjithë vendi, të cilat punojnë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, në mjediset rurale dhe urbane, organizata studentore, degë të organizatave ndërkombëtare dhe lloje të tjera të organizatave.  Gjatë realizimit të qëllimeve të veta KRNM, i përfaqëson interesat e të rinjve, pa dallim të statutit socio – ekonomik, gjinisë, racës, përkatësisë etnike ose kulturore, bindjeve politike ose religjioze, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çfarë do lloj tjetër dallimi. 

KRNM paraqet dhe përfaqëson vlera evropiane nga vetë themelimi i saj, kur ishte i pranishëm edhe Forumi Rinor Evropian në vitin 2013. Si i tillë, Këshilli u krijua duke iu referuar vlerave dhe modeleve të ngjashme të pjesëmarrjes nga BE-ja dhe që atëherë i promovon ato vlera nëpërmjet aktiviteteve të tij.  Aktivitetet tona i krijojmë në drejtim të promovimit të sundimit të së drejtës dhe demokracisë, pjesëmarrjes rinore në të gjitha nivelet të vendimmarrjes, mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë, lirisë së lëvizjes, të drejtat e njeriut, dinjitetit dhe lirisë. 

Në vigjilje të referendumit që na paraprin, KRNM shpreh mbështetjen e vet ndaj mekanizmit i cili përdoret për konsultim me qytetarët e Maqedonisë për këtë çështje kombëtare e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme.  Sinqerisht besojmë se të rinjtë nga Maqedonia, duhet të merren parasysh dhe mendimi i tyre në lidhje me këtë çështje të merret parasysh në mënyrë serioze, duke pasur parasysh ndikimin të cilin vendimi do ta ketë mbi jetën e tyre në të ardhmen. Për këtë shkak, ju bëjmë thirrje të gjithë të rinjve të shfrytëzojnë mundësinë të dëgjohet zëri dhe qëndrimi i tyre, nëpërmjet votimit në referendumin që do të mbahet më 30 shtator.

Me qëllim të lehtësohet procesi i votimit për të rinjtë, nga të cilët pjesa më e madhe do të votojnë për herë të parë në jetën e tyre, ju bëjmë thirrje autoriteteve të sigurojnë kushte të volitshme për votim, të liruar nga manipulimet dhe parregullsitë, siç kemi vërejtur në të kaluarën.  Në këtë drejtim, bëjmë thirrje për proces të drejtë, demokratik dhe informativ para datës së votimit, me qëllim t’ju mundësohet qytetarëve të rinj të bëjnë zgjedhjen e tyre, në pajtim me bindjet dhe kapacitetet e tyre.  Pushteti nuk mund të presë çdo i ri në tërësi nuk e kupton marrëveshjen bilaterale me Greqinë, dhe për këtë shkak, rekomandojmë tu sigurohet rezyme e thjeshtësuar, informative dhe e pa anshme e marrëveshjes, me çka të rinjtë do të mund të marrin vendim informativ. 

Në periudhën deri në ditën e referendumit, e dënojmë çdo fjalim të urrejtjes dhe lajmeve të rreme, të prodhuar nga ata që dëshirojnë të kenë ndikim mbi epilogun përfundimtar nga referendumi. Jemi të mendimit se qasja e këtillë është tërësisht jo konstruktive dhe e anshme, prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga e njëjta.

Pa dallim të rezultatit përfundimtar nga referendumi, KRNM do të vazhdojë të përfaqësojë vlera pro evropiane, duke i përdorur rrjetet evropiane për avancimin e mëtutjeshëm të të drejtave të njerëzve të rinj në vendin tonë, të mundësojë kushte për pjesëmarrje të vërtetë dhe të rëndësishme rinore, të ndikojë në drejtim të reduktimit të papunësisë së të rinjve dhe të sigurojë burime të paanshme të informatave për të rinjtë.

KRNM as nuk do të mbështesë, as nuk do të kundërshtojë rezultatin përfundimtar nga referendumi.  Besojmë fuqishëm në vullnetin demokratik të qytetarëve, ndërsa me këtë edhe angazhohemi për proces zgjedhor të drejtë, të informuar, të paanshëm de të pa korruptuar.

SHPËRNDAJE