Reagim ndaj konkursit të publikuar për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve të datës 01.11.2019 nga Agjencia për të Rinj dhe Sport

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, si trupi më i madh përfaqësues i të rinjve, shpreh shqetësim në lidhje me (jo) transparencën e konkursit të shpallur për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, publikuar më 01.11.2019 nga Agjencia për të Rinj dhe Sport.

Konsiderojmë se konkursi i publikuar nuk është promovuar mjaftueshëm dhe as organizatat rinore nuk janë informuar për mundësinë për mbështetje financiare. Afati i dhënë prej tetë (8) ditë, nga të cilat pesë (5) janë ditë punë, është tepër i shkurtë për organizatat që të mund të informohen për thirrjen dhe të përpilojnë dokumentacionin e nevojshëm. Praktika e këtillë e Agjencisë për të Rinj dhe Sport është shqetësuese dhe nuk lë hapësirë për informim të gjerë të organizatave rinore dhe organizatave për të rinjtë.

Shprehim edhe dëshpërimin tonë të thellë për shkak të mos pranimit të asnjë rekomandimi të dhënë në takimet konsultative në lidhje me thirrjen në fjalë. Pyesim, pse Agjencia për të Rinj dhe Sport realizon takime të këtilla me organizata rinore kur nuk i merr parasysh rekomandimet e tyre? A janë konsultimet vetëm paraqitje deklarative e transparencës dhe bashkëpunimit ose Agjencia për të Rinj dhe Sport vërtet synon të punojë me dhe në interes të të rinjve dhe organizatave rinore?

Prandaj, urgjentisht kërkojmë të bëhet rishikim i thirrjes së publikuar, në mënyrë që do të merren parasysh rekomandimet e dhëna, thirrja e publikuar do të promovohet në publik dhe do të vazhdohet afati për dorëzimin e aplikacioneve. 

Përpos kësaj, do të kishim dashur të japim rekomandim për thirrjet e ardhshme të Agjencisë për të Rinj dhe Sport, të kenë kornizë kohore të hartuat, përkatësisht kalendar i cili përkohësisht do të paralajmërojë kur mund të hapen thirrje për grantim për organizatat rinore me afat paraprakisht të përcaktuar, me qëllim organizatat të jenë kohë të mjaftueshme për përgatitje. 

KRNM angazhohet për financim të hapur dhe të qasshëm të organizatave rinore, para së gjithash grante operative për një ose më shumë vite.  Në këtë mënyrë organizatat rinore do të kenë mundësi në mënyrë më aktive të punojnë me të rinjtë dhe do të motivojnë pjesëmarrjen rinore gjatë gjithë vitit.

Me respekt,
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë

SHPËRNDAJE