Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë KRNM, është union i shoqatave, në të cilin në mënyrë vullnetare, janë anëtarësuar shoqata dhe fondacione nga Republika e Maqedonisë. KRNM është themeluar më 29 qershor 2013, nga 55 organizata.
KRNM është trup përfaqësues i organizatave rinore në Maqedoni. KRNM bashkon 51 organizata: 16 organizata rinore, 20 organizata për të rinj, 1 aleancë, 6 forume të organizatave të tjera dhe 8 anëtare shoqëruese, me qëllim të promovohen dhe përfaqësohen të rinjtë dhe të drejtat e të rinjve në Maqedoni.
Anëtarësi e KRNM-së, është e shumëllojshme, duke bashkuar organizata të cilat punojnë në nivel nacional dhe rajonal, mjedise rurale dhe urbane, organizata studentore, degë të organizatave ndërkombëtare dhe lloje të tjera të shoqatave. Gjatë procesit të realizmit të synimeve të saj, KRNM i përfaqëson interesat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë, pa dallim të pozitës së tyre socio – ekonomike, gjinisë, racës, origjinës etnike dhe kulturore, bindjes politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose ndonjë formë tjerë dallimi.
Nga 29 nëntor 2015, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, është pjesë e familjes evropiane të organizatave rinore, Forumit Rinor Evropian FRE.
Aktualisht në KRNM funksionojnë dy programe, programi për qeverisje të mirë dhe programi për zhvillim strategjik.
KRNM
VIZIONI
Sektor rinor i pavarur, autonom dhe inkluziv i cili i përfaqëson të rinjtë në Maqedoni.
MISIONI
Misioni i KRNM-së, është të përfaqësojë interesat dhe nevojat e të rinjve si lidhje me të gjithë aktorët dhe të sigurojë përfshirje dhe pjesëmarrje aktive të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në çdo nivel.
QËLLIME
-
Përforcimi i rolit të KRNM-së, si trup përfaqësues i të rinjve dhe organizatave rinore;
-
Inkurajimi i proceseve për krijimin e politikave përkatëse të cilat mundësojnë zhvillim social dhe personal të të rinjve;
-
Përfaqësim dhe veprim në emër të interesave të të rinjve dhe organizatave rinore nëpërmjet përfaqësimit të interesave të tyre para institucioneve;
-
Sigurimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të sektorit rinor nëpërmjet përforcimit dhe promovimit të rolit të organizatave rinore;
-
Promovim i arsimit joformal dhe inkurajimi i krijimit të sistemit për mbështetjen e të rinjve në nivel lokal dhe nacional;
-
Avancimi i pozitës së të rinjve në shoqëri, nëpërmjet: -Promovimit dhe veprimit drejt përforcimit të pjesëmarrjes rinore në proceset e vendimmarrjes; – Promovim i aktivizmit rinor, informimit rinor dhe rini aktive;
-
Avancim i barazisë, trajtimi i të rinjve, toleranca dhe demokracia tek dhe ndërmjet të rinjve.
Bordi drejtues
Ndërmjet dy seancave të Asamblesë së Përgjithshme, me punën e KRNM-së drejton Bordi Drejtues i përbërë nga 7 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e KRNM-së, nga të cilët një emërohet Kryetar, ndërsa një tjetër për Nënkryetar të Këshillit. Bordi Drejtues i zbaton vendimet dhe konkluzionet e miratuara të Asamblesë dhe punon në pajtim me qëllimet dhe vlerat e Këshillit. Anëtarët që përbëjnë Bordin Drejtues të KRNM-së, në mënyrë përkatëse të shënuar sipas funksionit që e ushtrojnë, janë:
Sekretariati
Sekretariati i KRNM-së është një organ operativ që është përgjegjës për zbatimin e të gjitha aktiviteteve në fushën e operacioneve aktuale të KRNM-së që nuk janë nën juridiksionin e organeve tjera. Sekretariati i KRNM-së drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtarët e tjerë të Sekretariatit janë koordinatorët që drejtojnë departamentet speciale, si dhe asistentët që i japin mbështetje të plotë Sekretariatit në punën e tij. Sekretariati i KRNM-së përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:
Këshilli Mbikëqyrës
Mbikëqyrjen mbi punën e organeve dhe organeve të KRMN-së e kryen Këshilli Mbikëqyrës.Këshilli Mbikëqyrës është organ i pavarur i KRMN-së i përbërë nga pes anëtarë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen nga Kuvendi i KRMN-së dhe detyra e tij është të kontrollojë punën e përgjithshme të organeve të KRMNS-së, veçanërisht të kontrollojë operacionet materiale dhe financiare të Këshillit. Këshilli Mbikëqyrës i KRMN përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:

Teodora Stefanovska

Stefan Petrovski

Mila Jovanovska

Ana Klesova
Zyra rajonale

Rajoni Lindor / FZHKL Shtip
Bojana Jovanova
