SHPALLJE PËR ASISTENT PËR KOMUNIKIME

Për shkak të rritjes së vëllimit të aktiviteteve dhe projekteve, KRNM hap shpallje për:

Pozicioni i punës: Asistent për komunikime

Vendndodhja: Zyra e KRNM-së, Shkup

 

Profili i kandidatit:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe respektimin e afateve të dhëna për kryerjen e detyrave të besuara;
  • Mundësi të punojë nga zyra me seli në Shkup;
  • Mundësi të udhëtojë brenda dhe jashtë vendit për nevojat e organizatës;
  • Të ketë kapacitet të ndërmarrë dhe kryejë detyrimet me respektim të rreptë të afateve të përcaktuara dhe të përcaktojë prioritetet e punës;
  • Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore;
  • Vetëiniciativë dhe aftësi për punë nën presion.
  • Anëtarësimi në një organizatë anëtare e KRNM-së do të konsiderohet si avantazh;

 

Njohuri dhe aftësi të nevojshme:

  1. Të paktën 1 vit përvojë pune relevante në komunikim, marrëdhënie me publikun dhe media sociale;
  2. Njohuri dhe përvojë me mediat sociale dhe mjete të tjera për informim dhe promovim;
  3. Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office dhe Google Tools;
  4. Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
  5. Njohuri për sektorin rinor dhe politika rinore;
  6. Arsimi i lartë i përfunduar në fushë përkatëse (marketing/marrëdhënie me publikun/komunikim) do të konsiderohet avantazh;
  7. Njohja e mjeteve për dizajn (Photoshop, Canva) do të konsiderohet avantazh;
  8. Përvoja në xhirimin dhe redaktimin e videove të shkurtra do të konsiderohet avantazh.

 

Përshkrimi i detyrave kryesore të punës:

  • Mbajtja e profileve të mediave sociale të organizatës dhe azhurnimi i tyre rregullisht me përmbajtje të re;
  • Përgatitja e zgjidhjeve kreative (tekste, fotografi, dizajne, video të shkurtra) dhe materiale të tjera për promovimin e organizatës, organizatave anëtare dhe aktiviteteve që realizohen;
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e ueb faqes së KRNM-së dhe online platformave të tjera të KRNM-së;
  • Përgatitja e njoftimeve për shtyp në bashkëpunim me menaxherin për komunikime, menaxherët programor, koordinatorët programor dhe Sekretarin e përgjithshëm;
  • Organizimi i konferencave për shtyp dhe ngjarjeve të KRNM-së;
  • Organizimi i fushatave informuese për KRNM-në;
  • Mbështetje në proceset për krijimin e ueb-faqeve dhe platformave të reja të KRNM-së dhe mirëmbajtjen dhe përditësimin e tyre;
  • Sigurimi i online disponueshmërisë të të gjitha dokumenteve përkatëse (publikime, raporte, pozicione, video, etj.) të organizatës;
  • Zbatimi i rregullt dhe në kohë i planeve për dukshmëri dhe strategjive të komunikimit të KRNM-së në koordinim me menaxherin për komunikime;
  • Aktivitete të tjera që synojnë arritjen e prioriteteve dhe synimeve strategjike të KRNM-së.

 

Çfarë ofertojmë?

  • Ambient pune pozitiv
  • Hapësirë për mbindërtim profesional dhe personal
  • Mentorim dhe mbështetje në përmbushjen e detyrave të punës
  • Orari fleksibil i punës
  • Pushimi vjetor i paguar prej 24 ditë
  • Pagë fillestare neto prej denarë (me kontribute të paguara).
  • Sigurim shtesë shëndetësor privat
  • Pozicioni është me orar pune të plotë (40 orë në javë)

 

Si të aplikoni?

Dërgoni biografi të shkurtër dhe letër motivuese në adresën e mëposhtme e-mail: [email protected] me shënimin: [emri dhe mbiemri] – Asistent për komunikime jo më vonë se 21.05.2023 deri në ora 23:59.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur paraprakisht do të kontaktohen dhe do të thirren për testim dhe intervistë.

KRNM-ja rezervon të drejtën të mos zgjedhë asnjë nga kandidatët e paraqitur.

SHPËRNDAJE