SHPALLJE PËR ASISTENT PROGRAMOR
PËR SHKAK TË RRITJES SË VËLLIMIT TË AKTIVITETEVE DHE PROJEKTEVE, KRNM HAP SHPALLJE PËR:
Pozicion pune: asistent programor në programin e zhvillimit strategjik
Lokacioni: Zyra e KRNM-së, Shkup
RRETH PROGRAMIT:
Si pjesë e programit të zhvillimit strategjik, do të punohet në krijimin dhe inkurajimin e proceseve, aktiviteteve dhe programeve për ngritjen e kapaciteteve të formave të organizimit rinor; krijimin e proceseve, aktiviteteve dhe programeve që synojnë zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve; avokim dhe bashkëpunim me të gjithë aktorët përkatës, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve dhe mundësive për format rinore të organizimit dhe promovimit të mirëqenies së të rinjve.
PROFILI I KANDIDATIT:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi për të punuar në mjedis dinamik pune;
- Mundësi të punojë nga zyra me seli në Shkup;
- Mundësi të udhëtojë brenda dhe jashtë vendit për nevojat e organizatës;
- Të ketë kapacitet të ndërmarrë dhe kryejë detyrimet me respektim të rreptë të afateve të përcaktuara dhe të përcaktojë prioritetet e punës;
- Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore;
- Të ketë vetëiniciativë dhe aftësi për të punuar nën presion.
NJOHURI DHE AFTËSI TË NEVOJSHME:
- Minimumi 1 vit përvojë pune në sektorë dhe/ose projekte joqeveritare;
- Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Aftësi për punë administrative;
- Aftësi për të punuar në grup dhe respektimin e afateve të dhëna për kryerjen e detyrave të besuara;
- Njohuri për punën e KRNM-së dhe sektorit rinor;
- Anëtarësimi në një organizatë anëtare e KRNM-së do të konsiderohet si avantazh;
- Arsim i lartë i përfunduar do të konsiderohet përparësi;
- Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE KRYESORE TË PUNËS:
- Përgatitje të planeve për realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit;
- Përgatitje të dokumenteve të programit dhe projektit;
- Mbështetje logjistike në realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit;
- Mbështetje teknike në realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit;
- Përgatitje të raporteve dhe dokumentacionit shtesë për aktivitetet e realizuara;
- Komunikim me pjesëmarrësit në aktivitetet e programit;
- Përgatitje të thirrjeve, kontratave dhe dokumenteve tjera administrative për aktivitetet në kuadër të programit;
- Pjesëmarrje në përgatitjen e projektit, planifikim të suksesshëm dhe në kohë, zbatim dhe koordinim të aktiviteteve të projektit për të cilat ai/ajo është përgjegjës;
- Përgatitja e narrativeve (raporteve periodike, përfundimtare dhe ad hoc raporteve) për donatorët, asamblenë dhe palët e tjera të interesuara;
- Koordinim të rregullt me menaxherin e programit dhe koordinatorin e programit;
- Aktivitete të tjera që synojnë arritjen e prioriteteve dhe synimeve strategjike të KRNM-së.
OFERTOJMË?
- Ambient pozitiv pune
- Hapësirë për përmirësim profesional dhe personal
- Mentorim dhe mbështetje në përmbushjen e detyrave të punës
- Orar fleksibël të punës
- Pushim vjetor me pagesë prej 24 ditësh
- Sigurim shëndetësor privat
- Pozicioni është me orar pune të plotë (40 orë në javë)
- Pagë fillestare prej 24.000 denarësh shumë neto me mundësi për rritje pas përfundimit të periudhës së provës.
SI TË APLIKONI?
Dërgoni një biografi të shkurtër dhe letër motivuese në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected] me shënimin: [emër dhe mbiemër] – Asistent Programor jo më vonë se 27 mars 2022 deri në ora 23:59. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur paraprakisht do të ftohen të marrin pjesë në test. Kandidatët që kalojnë me sukses testin do të thirren për intervistë.