SHPALLJE PËR PUNËSIM MENAXHER PËR KOMUNIKIME
PËR SHKAK TË RRITJES SË VËLLIMIT TË AKTIVITETEVE DHE PROJEKTEVE, KNMK HAP SHPALLJE PËR:
Pozicioni i punës: Menaxher komunikime
Lokacioni: Zyra e KRNM-së, Shkup
Profili i kandidatit:
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
- Aftësi për të punuar në mjedis pune dinamik ;
- Mundësi të punojë nga zyra me seli në Shkup;
- Mundësi të udhëtojë brenda dhe jashtë vendit për nevojat e organizatës;
- Të ketë kapacitet të ndërmarrë dhe kryejë detyrimet me respektim të rreptë të afateve të përcaktuara dhe të përcaktojë prioritetet e punës;
- Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore;
- Vetëiniciativë dhe aftësi për punë nën presion.
NJOHURI DHE AFTËSI TË NEVOJSHME:
- Të paktën 2 vjet përvojë pune përkatëse;
- Arsimi i lartë në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun (përparësi);
- Njohja e shkëlqyer e gjuhës maqedonase dhe angleze, njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
- Njohuri dhe përvojë të mëparshme në organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht në rrjete / unione/ ose organizata rinore, si dhe menaxhimin e rrjeteve dhe komunikim me publikun;
- Njohuri të programeve për dizajn, WordPress dhe Microsoft Office;
- Eksperiencë e mëparshme në organizimin e eventeve dhe krijimin e materialeve promovuese;
- Njohuri dhe përvojë me mediat sociale dhe mjete të tjera për informim dhe promovim;
PËRSHKRIMI I DETYRAVE KRYESORE TË PUNËS:
- Menaxhimit i zyrës për komunikime dhe koordinim me asistent/ët për komunikim;
- Monitorim dhe mbështetje e vazhdueshme e punës së asistentëve për komunikim dhe vlerësim i suksesit të tyre;
- Vendosja e rregullave për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe markimin (brend) e KRNM-së;
- Koordinim i zbatimit të rregullave për komunikim dhe markim (brend) të brendshëm dhe të jashtëm;
- Përgatitje, zhvillim dhe zbatim i strategjive të komunikimit, rregulloreve dhe dokumenteve tjera për komunikim me publikun;
- Koordinim të proceseve të mbledhjes së informacionit për ueb faqen dhe mediat e tjera sociale të KRNM-së;
- Promovim i rezultateve të arritura të KRNM-së në koordinim me menaxherët e programit dhe Sekretarin e Përgjithshëm;
- Krijim i mjeteve dhe mekanizmave të rinj për të rritur dukshmërinë e punës së KRNM-së;
- Koordinim i vazhdueshëm i komunikimit me mediat për KRNM-në;
- Kujdes për dukshmërinë e aktiviteteve të organizatës;
- Koordinim i dukshmërisë së aktiviteteve të realizuara të të gjitha organizatave anëtare të KRNM-së;
- Pjesëmarrja në përgatitjen e projektit, planifikim i suksesshëm dhe në kohë, zbatim dhe koordinim i aktiviteteve të projektit për të cilat ai/ajo është përgjegjës;
- Përgatitja e narrativeve (raporteve periodike, përfundimtare dhe ad hoc raporte) për donatorët, kuvendin dhe palët e tjera të interesuara;
- Koordinim i rregullt me Sekretarin e Përgjithshëm, Menaxherët e Programit dhe Këshillin drejtues;
- Aktivitete të tjera që synojnë arritjen e prioriteteve dhe synimeve strategjike të KRNM-së.
ÇFARË OFERTOJMË?
- Ambient pune pozitiv
- Hapësirë për mbindërtim profesional dhe personal
- Mentorim dhe mbështetje në përmbushjen e detyrave të punës
- Orar pune fleksibil
- Pushimi vjetor i paguar prej 24 ditësh
- Sigurim shtesë shëndetësor privat
- Pozicioni është me orar pune të plotë (40 orë në javë)
- Paga fillestare prej 32000 denarë, shuma neto.
SI TË APLIKONI?
Dërgoni biografi të shkurtër dhe letër motivuese në adresën e mëposhtme e-mail: [email protected] me shënimin: [emri dhe mbiemri] – Menaxher i komunikimit jo më vonë se 29.05.2022 deri në ora23:59 .
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.