SHPALLJE PËR PUNËSIM MENAXHER PËR KOMUNIKIME

PËR SHKAK TË RRITJES SË VËLLIMIT TË AKTIVITETEVE DHE PROJEKTEVE, KNMK HAP SHPALLJE PËR:

Pozicioni i punës: Menaxher komunikime

Lokacioni: Zyra e KRNM-së, Shkup

Profili i kandidatit:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Aftësi për të punuar në mjedis pune dinamik ;
  • Mundësi të punojë nga zyra me seli në Shkup;
  • Mundësi të udhëtojë brenda dhe jashtë vendit për nevojat e organizatës;
  • Të ketë kapacitet të ndërmarrë dhe kryejë detyrimet me respektim të rreptë të afateve të përcaktuara dhe të përcaktojë prioritetet e punës;
  • Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore;
  • Vetëiniciativë dhe aftësi për punë nën presion.

NJOHURI DHE AFTËSI TË NEVOJSHME:

  • Të paktën 2 vjet përvojë pune përkatëse;
  • Arsimi i lartë në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun (përparësi);
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës maqedonase dhe angleze, njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
  • Njohuri dhe përvojë të mëparshme në organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht në rrjete / unione/ ose organizata rinore, si dhe menaxhimin e rrjeteve dhe komunikim me publikun;
  • Njohuri të programeve për dizajn, WordPress dhe Microsoft Office;
  • Eksperiencë e mëparshme në organizimin e eventeve dhe krijimin e materialeve promovuese;
  • Njohuri dhe përvojë me mediat sociale dhe mjete të tjera për informim dhe promovim;

PËRSHKRIMI I DETYRAVE KRYESORE TË PUNËS:

  • Menaxhimit i zyrës për komunikime dhe koordinim me asistent/ët për komunikim;
  • Monitorim dhe mbështetje e vazhdueshme e punës së asistentëve për komunikim dhe vlerësim i suksesit të tyre;
  • Vendosja e rregullave për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe markimin (brend) e KRNM-së;
  • Koordinim i zbatimit të rregullave për komunikim dhe markim (brend) të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Përgatitje, zhvillim dhe zbatim i strategjive të komunikimit, rregulloreve dhe dokumenteve tjera për komunikim me publikun;
  • Koordinim të proceseve të mbledhjes së informacionit për ueb faqen dhe mediat e tjera sociale të KRNM-së;
  • Promovim i rezultateve të arritura të KRNM-së në koordinim me menaxherët e programit dhe Sekretarin e Përgjithshëm;
  • Krijim i mjeteve dhe mekanizmave të rinj për të rritur dukshmërinë e punës së KRNM-së;
  • Koordinim i vazhdueshëm i komunikimit me mediat për KRNM-në;
  • Kujdes për dukshmërinë e aktiviteteve të organizatës;
  • Koordinim i dukshmërisë së aktiviteteve të realizuara të të gjitha organizatave anëtare të KRNM-së;
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e projektit, planifikim i suksesshëm dhe në kohë, zbatim dhe koordinim i aktiviteteve të projektit për të cilat ai/ajo është përgjegjës;
  • Përgatitja e narrativeve (raporteve periodike, përfundimtare dhe ad hoc raporte) për donatorët, kuvendin dhe palët e tjera të interesuara;
  • Koordinim i rregullt me Sekretarin e Përgjithshëm, Menaxherët e Programit dhe Këshillin drejtues;
  • Aktivitete të tjera që synojnë arritjen e prioriteteve dhe synimeve strategjike të KRNM-së.

ÇFARË OFERTOJMË?

  • Ambient pune pozitiv
  • Hapësirë për mbindërtim profesional dhe personal
  • Mentorim dhe mbështetje në përmbushjen e detyrave të punës
  • Orar pune fleksibil
  • Pushimi vjetor i paguar prej 24 ditësh
  • Sigurim shtesë shëndetësor privat
  • Pozicioni është me orar pune të plotë (40 orë në javë)
  • Paga fillestare prej 32000 denarë, shuma neto.


SI TË APLIKONI?

Dërgoni biografi të shkurtër dhe letër motivuese në adresën e mëposhtme e-mail: [email protected] me shënimin: [emri dhe mbiemri] – Menaxher i komunikimit jo më vonë se 20.02.2022 deri në ora23:59 .

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

SHPËRNDAJE