Shpallje për vendin e punës: Kordinator të komunikimit, promovimit dhe brendimit të KRNM-së
EKIPI JONË PO ZGJEROHET!
A doni të punoni në një atmosferë të këndshme, motivuese dhe vazhdimisht me mundësi për avansim në karrierë? Shfrytëzojeni këtë mundësi të cilën ua ofrojmë dhe bëhuni pjesë e ekipit tone të suksesshëm.
Nëse mendoni se jeni të përgatitur për komunikim dhe punë kreative vazhdoni të lexoni.
Këshilli rinor nacional i Maqedonisë është një organizatë ombrellë e cila është themeluar në qershor të vitit 2013-të. Në këtë moment në Këshill janë anëtare 48 organizata, sindikata dhe forume rinore të partive politike. Organizatat të cilat janë pjesë e këshillit punojnë në fusha të ndryshmetë cilat janë të lidhura me të rinjtë, nga papunësia dhe dialogut ndërkulturor, deri në korrupcion, pyetje shëndetësore dhe arsim joformal. Të njejtat, edhe pse dallohen nga madhësia dhe struktura organizative, janë të bashkuara nën interesin e përfaqësimit të problemeve dhe nevojave të të rinjëve, duke avokuar për zgjidhje sistematike të cilat do të mundësojnë që të rinjtë në mënyrë active të jenë të kyçur në procesin e vendimarrjes në të gjitha nivelet.
Për shkak të rritjes së vëllimit të aktiviteteve dhe projekteve, KRNM shpall:
Pozicioni i punës: Kordinator i komunikimit, promovimit dhe brandimit
Lokacioni: Zyrat e KRNM-së, Shkup
Profili i kandidatit:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Proaktivitet dhe performancë e lartë;
- Aftësia për të punuar në një mjedis dinamik;
- Mundësia për të punuar në zyrën me qendër në Shkup;
- Mundësi për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit për nevojat e organizatës;
- Të ketë aftësi për të ndërmarrë dhe kryer detyrime me respektimin e rreptë të afateve të përcaktuara dhe të vendosi përparësi në punë;
- Të ketë aftësi për të punuar me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore;
- Të jetë në gjendje të punojë me iniciativën e tij / saj.
Njohuri dhe aftësi të kërkuara:
- Më së paku 2 vjet përvojë pune relevante;
- Arsim i lartë në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun (i dëshirueshëm);
- Njohja e shkëlqyer e gjuhës maqedone dhe angleze, njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi;
- Njohuri dhe përvoja të mëparshme në organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht në rrjete / sindikata / ose organizata rinore, si dhe rrjetëzim dhe komunikimi me publikun;
- Njohuri të përparuara për MS Office: Word, Excel, PowerPoint (e domosdoshme), njohja e programeve të dizajnimit dhe WordPress do të konsiderohet përparësi;
- Përvojë e mëparshme në organizimin e ngjarjeve dhe krijimin e materialeve promovuese;
- Njohuri dhe përvojë në mediat sociale dhe mjete të tjera për informim dhe promovim;
- Përvojë në krijimin e njoftimeve për shtyp;
- Përvojë dhe aftësi në përgatitjen e aplikacioneve, implementimin dhe monitorimin e aktiviteteve të projekteve për të rinjtë;
- Përvojë pune me palë të ndryshme në të njëjtën kohë.
Përshkrimi i detyrave kryesore të punës:
- Përgatitja e planit të veprimit dhe strategjisë së komunikimit;
- Përgatitja dhe mirëmbajtja e faqes në internet dhe kanaleve të tjera të informimit të KRNM-së
- Përgatitja e përmbajtjes në veb faqe, zgjedhja e fotografive dhe ilustrimeve;
- Përgatitja e materialeve promovuese për KRNM-së;
- Organizimi i ngjarjeve brenda KRNM-së;
- Promovimi i punës së KRNM-së dhe organizatave anëtare;
- Kontrollimi dhe krijimi i përmbajtjes së njoftimieve nga ana e organizatave që do të publikohen, përfshirë njoftimet për shtyp, ftesat për media dhe përmbajtjet e tjera që rrjedhin nga projekti dhe aktivitetet programore të organizatës
- Pjesëmarrja në përgatitjen e projektit, planifikimin e suksesshëm dhe me kohë, zbatimin dhe koordinimin e aktiviteteve të projektit për të cilat ai / ajo është përgjegjës;
- Sigurimi i mbulimit të veprimtarive në media;
- Monitorimi i rregullt i publikimeve në media në lidhje me KRNM dhe dokumentimi i të njejtave;
- Përgatitja e planit vjetor të punës në përputhje me Strategjinë e Komunikimit;
Çfarë ofrojmë?
- Mjedis pozitiv të punës
- Hapësirë për avansim profesional dhe personal
- Mentorimi dhe mbështetje në përmbushjen e detyrave të punës
- Orar fleksibil i punës
- Pushim vjetor i paguar prej 24 ditësh
- Sigurim shëndetësor shtesë privat
- Pozicioni është me kohë të plotë (40 orë në javë)
- Paga fillestare: 25000 denarë, shuma neto
Si të aplikoni?
Dërgoni një biografi të shkurtër dhe një letër motivuese në adresën e mëposhtme të postës elektronike: [email protected] me shënimin: [emri dhe mbiemri] – Koordinator për komunikimi në KRNM, jo më vonë se 16.08.2020 deri në ora 23:59.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.