SI TË KOMUNIKOJNË ORGANIZATAT QYTETARE ME PUBLIKUN

“Organizatat duhet të kuptojnë se kanë rolin e korrigjuesit demokratik ose mekanizëm i cili do të përkujtojë pushtetin çfarë do të thotë demokracia.  Jetojmë në kohë kur progresi teknologjik na mundëson shumë kanale të komunikimit, kur nuk jemi më të varur drejtpërdrejtë nga politikat redaktuese dhe nga gazetarët të cilët janë ndërmjetësues të informacionit.  Kemi mundësi për veprime të ndryshme, aktivitete, mobilizim dhe transferim të ideve dhe mesazheve, ndërsa me këtë ndikojmë drejtpërdrejtë mbi vendimmarrësit”, thotë Irena Hristov në bisedë për Radio MOF. Hristov është ekspert për komunikime dhe marrëdhënie me publikun.  Ajo ishte një nga ligjëruesit gjatë trajnimit për komunikim me publikun për organizatat qytetare, që u mbajt më 12 – 13 dhjetor.

Në audio– nën kastin, flitet për atë që është parësore për organizatat kur i drejtohen publikut dhe pse janë me rëndësi mesazhet kryesore.  Gjithashtu, si të bëhen organizatat zë me ndikim për miratimin dhe ndryshimin e politikave, ndërsa me këtë të përmirësojnë edhe gjendjet në shoqëri.

Nën kasti është pjesë e projektit për “Arsimim mediatik rinor” i Radio MOF dhe Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, i cili është në kuadër të Koalicionit për arsimim mediatik, të cilin e zbaton Shkolla e Lartë për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun, në partneritet me “Nova Makedonija” dhe Institutin për dallime në media nga Londra.

SHPËRNDAJE