TAKIM KONSULTATIV PËR DIALOG STRUKTUROR

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM), Ju fton të merrni pjesë në takimin konsultativ, pjesë e konsultimeve nacionale për Dialog strukturor të Bashkimit Evropian. Ky takim u dedikohet të gjithë të rinjve të grup moshës prej 15 deri më 29 vjeç, nga rajoni i Shkupit.

Takimi do të mbahet më 20.02.2018 në ora 10, në zyrën e KRNM-së (rr. Aminta Treti 21-1/3, Shkup). Për pjesëmarrje paraqituni në këtë link.

Dialogu strukturor është mekanizëm i Bashkimit Evropian, me të cilin garantohet se mendimi i të rinjve do të merret parasysh gjatë procesit të krijimit të politikave rinore. Ai paraqet cikël që zgjat 18 muaj, zbatohet në nivel nacional dhe në nivel të Bashkimit Evropian, në lidhje me një fushë të caktuar tematike me interes për të rinjtë.  Për momentin po zbatohet cikli i VI i Dialogut strukturor me temë: “Të rinj në Evropë, çfarë vijon më pas?”, me të cilin menaxhojnë Estonia, Bullgaria dhe Austria.

Për nevojat e procesit nacional të Dialogut strukturor, KRNM po realizon takime konsultative në të gjitha rajonet planore të Maqedonisë, me qëllim të krijohen rekomandime të cilat do të reflektojnë interesat dhe nevojat e të rinjve në Maqedoni. Gjithashtu, takimi do të shfrytëzohet të diskutohen proceset rinore rrjedhëse në nivel të Republikës së Maqedonisë.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rinore, këshilla rinore lokale dhe përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale. Rekomandimet dhe konkluzionet nga diskutimi do të përfshihen në rekomandimet nacionale të Maqedonisë për procesin e Dialogut strukturor.

Nëse keni kërkesa ose vërejtje të caktuara, na kontaktoni në [email protected] ose në numrin e telefonit 078 350 531.

SHPËRNDAJE