THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM PËR KOMISION PËR ANËTARSIM NË KËSHILLIIN RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Komisionit për anëtarësim në KRNM.

Çdo kandidat që dëshiron të jetë pjesë e këtij trupi punues të këshillit, të paraqesë kandidaturën deri te Asamblesë së KRNM-së. Ky komision përbëhet nga të paktën tre anëtarë, mandati i të cilëve zgjat dy vjet.

Sipas Statutit të KRNM-së, Komisioni për anëtarësim përfaqësohet nga:

Neni 53 – Komisioni për anëtarësim

(1) Komisioni për anëtarësim është organ i pavarur i cili është përgjegjës për komunikim dhe bashkëpunim me organizatat anëtare të KRNM-së dhe organizatat e mundshme anëtare të KRNM-së.

(2) Komisioni për anëtarësim përbëhet nga 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i KRNM-së, me mandat 2 vjeçar dhe mundësi për rizgjedhje.

(3) Anëtarët e komisionit do të marrin kompensim.

Në bazë të nenit 55 të Statutit të KRNM-së, Komisioni për anëtarësim ka këto kompetenca:

(1) Shqyrton kërkesat për anëtarësim dhe konstaton gjendjen e pranueshmërisë për anëtarësim;

(2) Krijon dhe dorëzon në Kuvend një raport për aplikimet për anëtarë të rinj dhe ia paraqet atë organizatave anëtare;

(3) Kryen revizion të anëtarësisë së përhershme me qëllim të ripërtëritjes së anëtarësisë së organizatave anëtare;

(4) Paraqet raport për rinovimin e anëtarësimit deri te KD-ja;

(5) Mban komunikim të rregullt me organizatat anëtare;

(6) Hartëzon dhe kontakton me organizatat e reja anëtare;

(7) Këshillit Drejtues dhe Sekretariatit i jep propozime për promovimin e anëtarësisë së KRNM-së.

(8) Komisioni për anëtarësim do të mblidhet sipas nevojës, së paku dy herë në një vit kalendarik;

Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për anëtarësim rregullohet me nenin 69 të Statutit të KRNM-së:

(1) Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për anëtarësim kryhet në bazë të listës së kandidatëve në të cilën renditen emrat e të gjithë kandidatëve të propozuar sipas rendit alfabetik.

(2) Secili anëtar i Asamblesë ka të drejtë të votojë për maksimum tre kandidatë nga lista.

(3) Si kandidatë të zgjedhur do të konsiderohen ata kandidatë, që kanë fituar numrin më të madh të votave, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave në Asamblesë.

(4) Nëse në garën për vendin e fundit në Komisionin për Anëtarësim më shumë kandidatë kanë numër të barabartë votash, votimi për këta kandidatë përsëritet derisa njëri prej tyre të marrë më shumë vota se të tjerët.

Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.

Aplikimi bëhet me:

  • Letër për mbështetje nga organizata që nominon kandidatin;
  • CV e kandidatit;
  • Letër motivuese.

Personi i nominuari duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Aplikimet duhet të dërgohen në e-mail adresën e KRNM-së, [email protected] jo më vonë se 15 maj 2023, ora 23:59 (Ora e Evropës Qendrore) me shënim “Nominim për anëtar të Komisionit për anëtarësim të KRNM-së.

Për më shumë informacion, kontaktoni në e mail adresën e KRNM-së, [email protected]  ose në telefonin 078 350 531.

SHPËRNDAJE