THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM PËR KOMISION PËR ANËTARSIM NË KËSHILLIIN RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Komisionit për anëtarësim në KRNM.
Çdo kandidat që dëshiron të jetë pjesë e këtij trupi punues të këshillit, të paraqesë kandidaturën deri te Asamblesë së KRNM-së. Ky komision përbëhet nga të paktën tre anëtarë, mandati i të cilëve zgjat dy vjet.
Komiteti i për anëtarësim ka rolet dhe detyrat si më poshtë:
- Mbledh dokumente nga organizatat anëtare për verifikimin e përmbushjes së kritereve për anëtarësim;
- Me mbështetjen e Sekretariatit dhe Këshillit drejtues të kontaktojë organizatat anëtare dhe aplikantët për sqarimin e të dhënave të paraqitura ose plotësimin e dokumentacionit;
- Të vlerësojë nëse organizata anëtare ose aplikanti për anëtarësim i plotëson / përmbush kriteret për anëtarësim në KRNM;
- Të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me organizatat që kanë aplikuar për anëtarësim në KRNM kur shqyrtojnë aplikimet e tyre për anëtarësim;
- Të përcaktojë statusin e organizatave në KRNM dhe kandidatët për anëtarësim në KRNM dhe të informojë Këshillin drejtues dhe Asamblenë e Përgjithshme të KRNM-së.
- Me përfaqësuesit e KD dhe Sekretariatit, bën vizita të rregullta te anëtarët e KRNM-së, dhe te kandidatët e mundshëm për anëtarësim
Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.
Aplikimi bëhet me:
- Letër për mbështetje nga organizata që nominon kandidatin;
- CV e kandidatit;
- Letër motivuese.
Personi i nominuari duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Aplikimet duhet të dërgohen në [email protected], jo më vonë se 7 prill 2021, ora 23:59 me shënimin: “Nominim për anëtar të Komisionit për anëtarësim në KRNM”.
Për më shumë informacion, drejtohuni në e-mail adresën e KRNM-së [email protected].