Thirrje e hapur për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë

Në prag të Asamblesë së rregullt vjetore, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë hap thirrje për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të KRNM-së. Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Komisionit për anëtarësim në KRNM.

Secili kandidat i nominuar do të ketë mundësi të paraqesë nominimin e tij / saj gjatë Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja do të kryhen me votim të fshehtë nga anëtarët e plotfuqishëm të KRNM-së, në Asamblenë e Përgjithshme.

Sipas Statutit të KRNM-së, roli i Këshilli Drejtues paraqitet përmes:

Neni 43

Midis dy seancave të Asamblesë së Përgjithshme, me punën e KRNM-së udhëheq Këshilli Drejtues.

Këshilli Drejtues përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, nga të cilët 5 (pesë) zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme, ndërsa Kryetari dhe Nënkryetari i KRNM-së janë anëtarë të Këshillit Drejtues.

Këshilli Drejtues për punën e tij përgjigjet para Asamblesë.

Puna e anëtarëve të Këshillit Drejtues bëhet mbi baza vullnetare.

Këshilli Drejtues mund të punojë në mënyrë të plotfuqishme nëse më shumë se gjysma e anëtarëve të tij janë të pranishëm në mbledhje.

Këshilli Drejtues mban takime të paktën një herë në muaj.

Vendimet e Këshillit Drejtues merren me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Statut.

Puna e Këshillit Drejtues rregullohet me Rregullore të posaçme e cila miratohet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.

 

Sipas nenit 45 të Statutit të KRNM-së, Këshilli Drejtues ka këto kompetenca:

  1. Udhëheq me KRNM-në, ndërmjet dy seancave të Asamblesë;
  2. Zbaton vendimet dhe konkluzionet e miratuara të Asamblesë;
  3. Shpall konkurs për Sekretar të Përgjithshëm, e zgjedh dhe e shkarkon atë;
  4. Përfaqëson interesat e organizatës dhe anëtarëve të saj;
  5. Merr pjesë në sigurimin e mbështetjes financiare për punën e organizatës;
  6. Dorëzon raport mbi punën e tij para Asamblesë;
  7. Kryen mbikëqyrje mbi punën e Sekretariatit;
  8. Propozon ndryshime dhe plotësime të Statutit, si dhe miratimin e Statutit të ri;
  9. Merr vendime për formimin e komisioneve dhe organeve për kryerjen e punëve në kompetencë të tij;
  1. Miraton rregullore dhe akte të tjera që rregullojnë nga më afër çështje të caktuara në lidhje me punën e KRNM-së;
  2. Përcakton shumën e kuotës vjetore për anëtarësim;
  3. Emëron përfaqësues të KRNM-së, në organizata të tjera, shoqata, organe qeveritare dhe organizata ndërkombëtare;
  4. Punon në drejtim të arritjes së qëllimeve dhe realizimin e parimeve të KRNM-së, dhe zhvillimit të përgjithshëm të organizatës;
  5. Kryen veprimtari të tjera në përputhje me këtë Statut, aktet e brendshme të KRNM-së, rregulloret ligjore pozitive, si dhe çështje që janë në kompetencë të çdo organi tjetër të KRNM-së.

 

Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.

Aplikimi bëhet me:

  • Plotësimi i formularit për aplikim – anëtar i këshillit drejtues;
  • Letër për mbështetje nga organizata që nominon kandidatin;
  • CV e kandidatit;
  • Letër motivuese.

 

Personi i nominuari duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Aplikimet duhet të dërgohen në e mail adresën e KRNM-së, [email protected], jo më vonë se 7 prill 2021, ora 23:59 me shënim: “Nominim për anëtar të Këshillit Drejtues të KRNM-së”.

 

Për më shumë informacion, kontaktoni në e-mail adresën e KRNM, [email protected] ose në numrin e telefonit +38978 350 531.

SHPËRNDAJE