THIRRJE E HAPUR PËR NOMINIM PËR KRYETAR TË KËSHILLIT RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË

Në prag të Asamblesë së rregullt vjetore, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë hap thirrje për nominim për Kryetar. Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Komisionit për anëtarësim në KRNM.

Secili kandidat i nominuar do të ketë mundësi të paraqesë nominimin e tij / saj gjatë Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja do të kryhen me votim të fshehtë nga anëtarët e plotfuqishëm të KRNM-së, në Asamblenë e Përgjithshme.

 

Sipas Statutit të KRNM-së, Kryetari përfaqësohet nga:

 

Neni 44 – Kryetar

(1)Kryetari është organ i pavarur që përfaqëson KRNM-në, dhe për punën e tij përgjigjet përpara Asamblesë së KRNM-së.

(2) Kryetari i KRNM-së, është anëtar i Këshillit Drejtues për nga funksioni dhe udhëheq me punën e Këshillit.

 

Neni 45 – Obligimet e kryetarit

(1) Kryetari kujdeset puna e KRNM-së, të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore të Republikës së Maqedonisë së veriut, si dhe në përputhje me Statutin dhe aktet e tjera të KRNM-së, dhe siguron zbatimin e vendimeve të organeve të KRNM-së.

(2) Kryetari i KRNM-së, është i autorizuar të ndërmarrë veprime në lidhje me të gjitha aktivitetet aktuale të KRNM-së, me përjashtim të marrjes së vendimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve që janë në kompetencë të Asamblesë dhe Këshillit Drejtues.

 

Në pajtim me nenin 46 të Statutit të KRNM-së, në kuadër të kompetencave të tij, Kryetari i KRNM-së në veçanti i kryen këto detyra:

a) Kryeson seancat e Asamblesë dhe Këshillit Drejtues të KRNM-së;

b) Monitoron punën dhe bën koordinimin e organeve ekzekutive dhe operacionale të KRNM-së, në lidhje me aktivitetet e vendosura dhe kujdeset për kryerjen e rregullt të aktiviteteve që realizohen në kuadër të KRNM-së,

c) Është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Asamblesë dhe Këshillit të KRNM-së;

d) Bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues, hap dhe mbyll llogari bankare të KRNM-së;

e) Përfaqëson KRNM-në, në thirrje, ose me iniciativë personale në ngjarje, manifestime, takime dhe mbledhje të organizuara nga KRNM, anëtarët e saj, organizata të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare, organe shtetërore, njësi të vetëqeverisjes lokale dhe organe dhe organizata të tjera, nëse kjo është në përputhje me qëllimet e KRNM-së, dhe pas konsultimit paraprak me KD;

f) Dorëzon raport mbi punën e KRNM-së, gjatë periudhës së mandatit të tij;

g) Kryen veprimtari të tjera në përputhje me ligjin, këtë Statut, aktet e brendshme të KRNM-së dhe aktet e Asamblesë.

Për punën e tij, nënkryetari i KRNM-së merr kompensim.

 

Zgjedhja e Kryetarit të KRNM-së rregullohet me nenin 65 të Statutit të KRNM-së:

(1) Kryetari i KRNM-së, zgjidhet për mandat prej dy vjetësh, me mundësi për rizgjedhje.

(2) Kryetari zgjidhet nga Asambleja e KRNM-së, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të votave të Asamblesë.

(3) Nëse askush nga kandidatët nuk fiton shumicën nga paragrafi 2, organizohet raund i dytë votimi në të cilin marrin pjesë kandidati i renditur i parë dhe i dytë i renditur sipas numrit të votave.

(4) Në raundin e dytë, kandidati që fitoi shumicën e votave nga votat e përfaqësuara në Asamblenë, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave, do të konsiderohet i zgjedhur.

(5) Nëse vetëm një kandidat emërohet në zgjedhje, ai / ajo do të konsiderohet i/e zgjedhur nëse fiton shumicën e votave nga votat e përfaqësuara në Kuvend, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave.

 

Në pajtim me nenin 71 të Statutit të KRNM-së, kandidati për Kryetar të KRNM-së duhet të dorëzojë draft program për punën gjatë mandatit.

 

Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.

Aplikimi bëhet me:

 

Gjatë plotësimit të formularit, kandidatët për nënkryetar duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:

  • Programi i propozuar për punë gjatë mandatit
  • Letër për mbështetje nga organizata që nominon kandidatin
  • CV e kandidatit

 

Kandidati për kryetar duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Formulari duhet të plotësohet jo më vonë se 03 nëntor 2023, ora 23:59 (Koha e Evropës Qendrore).

Për më shumë informacion, kontaktoni në e mail adresën e KRNM-së, [email protected] ose në telefonin 078 350 531.

SHPËRNDAJE