THIRRJE E HAPUR PËR NOMINIM PËR NËNKRYETAR TË KËSHILLIT RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË
Në prag të Asamblesë së rregullt vjetore, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë hap thirrje për nominim për Nënkryetar. Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Komisionit për anëtarësim në KRNM.
Secili kandidat i nominuar do të ketë mundësi të paraqesë nominimin e tij / saj gjatë Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja do të kryhen me votim të fshehtë nga anëtarët e plotfuqishëm të KRNM-së, në Asamblenë e Përgjithshme.
Sipas Statutit të KRNM-së, Nënkryetari përfaqësohet nga:
Neni 47 – Nënkryetar
(1) Nënkryetari është organ i KRNM-së, që ndihmon Kryetarin në kryerjen e detyrave brenda kompetencës së tij, e zëvendëson atë në të gjitha rrethanat në rast të pengesës ose mungesës dhe kryen detyra të tjera që i janë caktuar nga Kryetari.
Për punën e tij, nënkryetari i KRNM-së merr kompensim.
Zgjedhja e nënkryetarit të KRNM-së rregullohet me nenin 66 të Statutit të KRNM-së:
(1) Nënkryetari i KRNM-së, zgjidhet për mandat prej dy vjet, me mundësi për rizgjedhje.
(2) Nënkryetari zgjidhet nga Asambleja e KRNM-së, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të votave të Asamblesë.
(3) Nëse askush nga kandidatët nuk fiton shumicën nga paragrafi 2, organizohet raund i dytë votimi në të cilin marrin pjesë kandidati i renditur i parë dhe i dytë i renditur sipas numrit të votave.
(4) Në raundin e dytë, kandidati që fitoi shumicën e votave nga votat e përfaqësuara në Asamblenë, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave, do të konsiderohet i zgjedhur.
(5) Nëse vetëm një kandidat emërohet në zgjedhje, ai / ajo do të konsiderohet i/e zgjedhur nëse fiton shumicën e votave nga votat e përfaqësuara në Kuvend, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave.
(6) Për punën e tij Nënkryetari përgjigjet përpara Asamblesë së KRNM-së.
Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.
Aplikimi bëhet me:
- Plotësimi i Formularit për aplikim – Nënkryetar
Gjatë plotësimit të formularit, kandidatët për nënkryetar duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
- Letër për mbështetje nga organizata që nominon kandidatin
- CV e kandidatit
Kandidati për nënkryetar duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Formulari duhet të plotësohet jo më vonë se 15 maj 2023, ora 23:59 (Koha e Evropës Qendrore).
Për më shumë informacion, kontaktoni në e mail adresën e KRNM-së, [email protected] ose në telefonin 078 350 531.