Thirrje e hapur për nominime për Kryetar të Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë

Në prag të Asamblesë së rregullt vjetore, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë hap thirrje për nominim për Kryetar. Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Komisionit për anëtarësim në KRNM.

Secili kandidat i nominuar do të ketë mundësi të paraqesë nominimin e tij / saj gjatë Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja do të kryhen me votim të fshehtë nga anëtarët e plotfuqishëm të KRNM-së, në Asamblenë e Përgjithshme.

Sipas Statutit të KRNM-së, Kryetari përfaqësohet nga:

 

Neni 50

Kryetari është organ i pavarur që përfaqëson KRNM-në, dhe për punën e tij përgjigjet përpara Asamblesë së KRNM-së.

Kryetari i KRNM-së, është anëtar i Këshillit Drejtues për nga funksioni dhe udhëheq me punën e Këshillit.

Kryetari i KRNM-së, zgjidhet për mandat prej dy vjetësh, me mundësi për rizgjedhje.

Kryetari zgjidhet nga Asambleja e KRNM-së, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të votave të Asamblesë.

Nëse askush nga kandidatët nuk fiton shumicën nga paragrafi 4, organizohet raund i dytë votimi në të cilin marrin pjesë kandidati i renditur i parë dhe i dytë i renditur sipas numrit të votave.

Në raundin e dytë, kandidati që fitoi shumicën e votave nga votat e përfaqësuara në Kuvend, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave, do të konsiderohet i zgjedhur.

Nëse vetëm një kandidat emërohet në zgjedhje, ai / ajo do të konsiderohet i zgjedhur nëse fiton shumicën e votave nga votat e përfaqësuara në Kuvend, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave.

 

Neni 51

Kryetari kujdeset puna e KRNM-së, të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore, si dhe në përputhje me Statutin dhe aktet e tjera të KRNM-së, dhe siguron zbatimin e vendimeve të organeve të KRNM-së.

Kryetari i KRNM-së, është i autorizuar të ndërmarrë veprime në lidhje me të gjitha aktivitetet aktuale të KRNM-së, me përjashtim të marrjes së vendimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve që janë në kompetencë të Asamblesë dhe Këshillit Drejtues.

 

Sipas nenit 52 të Statutit të KRNM-së, Kryetari ka këto kompetenca:

– Kryeson seancat e Asamblesë dhe Këshillit Drejtues të KRNM-së;

– Monitoron punën dhe bën koordinimin e organeve ekzekutive dhe operacionale të KRNM-së, në lidhje me aktivitetet e vendosura dhe kujdeset për kryerjen e rregullt të aktiviteteve që realizohen në kuadër të KRNM-së,

-Është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Asamblesë dhe Këshillit të KRNM-së;

– Bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues, hap dhe mbyll llogari bankare të KRNM-së;

– Përfaqëson KRNM-në, në thirrje, ose me iniciativë personale në ngjarje, manifestime, takime dhe mbledhje të organizuara nga KRNM, anëtarët e saj, organizata të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare, organe shtetërore, njësi të vetëqeverisjes lokale dhe organe dhe organizata të tjera, nëse kjo është në përputhje me qëllimet e KRNM-së, dhe pas konsultimit paraprak me KD;

– Dorëzon raport mbi punën e KRNM-së, gjatë periudhës së mandatit të tij;

– Kujdeset për harmonizimin e funksionimit financiar dhe material të KRNM-së me rregulloret ligjore;

– Kryen veprimtari të tjera në përputhje me ligjin, këtë Statut, aktet e brendshme të KRNM-së dhe aktet e Asamblesë.

 

Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.

Aplikimi bëhet me:

Personi i nominuari duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Aplikimet duhet të dërgohen në e mail adresën e KRNM-së, [email protected], jo më vonë se 7 prill 2021, ora 23:59  me shënim

“Nominimi për Kryetar të KRNM”.

 

Për më shumë informacion, kontaktoni në adresën e e-mail të NYCM, [email protected] ose telefononi 078 350 531.

SHPËRNDAJE