THIRRJE E HAPUR PËR NOMINIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË KËSHILLIT RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË
Në prag të Asamblesë vjetore që do të mbahet më 24 dhe 25 shtator, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë hap thirrje për nominimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e organit mbikëqyrës të KRNM-së, i cili do të ketë për detyrë të mbikëqyrë punën e organeve të KRNM-së.
Secili kandidat i nominuar do të ketë mundësi të paraqesë nominimin e tij / saj gjatë Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja do të kryhen me votim të fshehtë nga anëtarët e plotfuqishëm të KRNM-së, në Asamblenë e Përgjithshme.
Sipas Statutit të KRNM-së, Këshilli Mbikëqyrës përfaqësohet nga neni 54, sipas të cilit:
- Mbikëqyrja mbi funksionimin e organeve dhe trupave të KRNM-së kryhet nga Këshilli Mbikëqyrës.
Këshilli Mbikëqyrës është organ i pavarur i KRNMS-së, i përbërë nga minimum 3 anëtarë. - Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen nga Asambleja e KRNM-së, me mandat prej 2 vjet, me mundësi për rizgjedhje.
- Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës kryhet në bazë të listës së kandidatëve në të cilën renditen emrat e të gjithë kandidatëve të propozuar sipas rendit alfabetik.
- Secili anëtar i Asamblesë ka të drejtë të votojë për maksimum pesë kandidatë nga lista. Si kandidatë të zgjedhur do të konsiderohen ata kandidatë, që kanë fituar numrin më të madh të votave, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave në Asamblesë.
- Nëse në garën për vendin e fundit në Këshillin Mbikëqyrës më shumë kandidatë kanë numër të barabartë votash, votimi për këta kandidatë përsëritet derisa njëri prej tyre të marrë më shumë vota se të tjerët.
Sipas nenit 56 të Statutit të KRNM-së, Këshilli Mbikëqyrës ka këto kompetenca:
Këshilli Mbikëqyrës ushtron kontroll mbi të gjithë funksionimin e organeve të KRNM-së, dhe veçanërisht kontrollin mbi punën materialo-financiare.
Këshilli Mbikëqyrës ka këto kompetenca:
- Mund të miratojë rregulle për punë për rregullimin më të hollësishëm të punës së tij dhe ushtrimin më efikas të kompetencave të tij;
- Monitoron zbatimin e Statutit dhe Programin e Punës së KRNM-së;
- Monitoron mënyrën e punës së organeve të KRNM-së;
- Kontrollon të gjithë dokumentacionin e organizatës, dhe posaçërisht dokumentacionin në fushën e punës materiale dhe financiare dhe
- Kryen punë të tjera të përcaktuara me këtë Statut, aktet e brendshme të KRNM-së, si dhe aktet dhe vendimet e Asamblesë.
Këshilli Mbikëqyrës mblidhet sipas nevojës, dhe të paktën dy herë gjatë një viti kalendarik.
Këshilli Mbikëqyrës paraqet raport në punën e tij deri te Asambleja një herë në vit, i cili duhet të përmbajë detyrimisht raport mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e kryer mbi punën financiare dhe të kontabilitetit.
Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.
Aplikimi bëhet me:
- Plotësimin e formularit për aplikim– anëtar i këshillit mbikëqyrës;
- Letër për mbështetje nga organizata që nominon kandidatin;
- CV e kandidatit;
- Letër motivuese.
Personi i nominuari duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të KRNM-së, [email protected] më së voni deri më 7 prill 2021., me shënim “Nominim për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të KRNM-së”. Më shumë informacion mund të merren në [email protected].