THIRRJE për anëtarësim të organizatave në Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë
Dëshironi të bëheni anëtare e KRNM-së dhe pyesni veten si mund ta bëni këtë?
Pikërisht për ju kemi hapur thirrje të re dhe i presim aplikimet në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të KRNM-së, që do të mbahet në muajin prill 2021!
Për kë vlen?
- Organizatat rinore,
- Organizatat për të rinjtë,
- Unionet,
- Forumet rinore të organizatave të tjera
- Kuvendet Universitare.
Disa nga përfitimet nga anëtarësimi në KRNM janë:
- Bashkëpunim dhe veprim i përbashkët me organizata nga i gjithë vendi për kushte më të mira për të rinjtë,
- Rrjetëzimi dhe partneriteti me organizatat që kanë të njëjtën fushëveprim ose të ngjashëm të punës,
- Pjesëmarrje në procese në krijimin e politikave të përkatëse që mundësojnë zhvillimin shoqëror dhe personal të të rinjve,
- Mundësi për përfaqësim dhe veprim në emër të interesave rinore dhe organizatave rinore përmes bashkëpunimit me institucionet,
- Ndërtimi i kapaciteteve përmes forcimit dhe promovimit të rolit të organizatave rinore tek institucionet dhe palët e interesuara,
- Informacione dhe njoftime rreth mundësive dhe projekteve të ofruara nga organizata të tjera,
- Promovimi i aktiviteteve, ngjarjeve dhe burimeve tuaja përmes platformës Mladi.mk
Si të aplikoni?
Në [email protected] na dërgoni dokumentet e skanuara së bashku me formularin e plotësuar për pranim për anëtarësim jo më vonë se 30 mars 2021, deri në ora 23:59.
- Formular i plotësuar – kërkesë për pranim për anëtarësim;
- Statut;
- Gjendja aktual (jo më i vjetër se gjashtë muaj);
- Skema organizative,
- Raportet vjetore narrative dhe financiare për dy vitet e fundit,
- Provë për konvokimin e së seancës së Asamblesë së Përgjithshme ose organit tjetër më të lartë të menaxhimit;
- Vendim për anëtarësim në KRNM nga organ i autorizuar për të marrë atë vendim në përputhje me Statutin dhe aktet e brendshme të paraqitësit;
- Program pune sipas të cilit organizata do të realizojë aktivitetet e saj në periudhën e ardhshme, për të paktën 6 muaj.
Pastaj ekipi ynë do t’ju vizitojë, për t’u takuar dhe për të na treguar më shumë rreth organizatës suaj. Vendimi për anëtarësim merret nga Asambleja e KRNM-së, ku do të ftoheni të paraqisni punën tuaj në Asamblenë e Përgjithshme në prill 2021.
Në vazhdim, mund të lexoni kriteret për anëtarësimin e plotë dhe shoqërues, të cilat gjenden në nenin 15 deri në nenin 24 të statutit të KRNM-së.
Organizata rinore – e plotfuqishme dhe shoqëruese
Organizata rinore – e plotfuqishme dhe shoqëruese
Forum rinor i organizatës – e plotfuqishme dhe shoqëruese
Unionet- të plotfuqishme dhe shoqëruese
Asambletë Universitare – të plotfuqishëm dhe shoqërues
Për çdo pyetje ju lutemi kontaktoni [email protected] ose në 078 350 531.
E presim aplikimin tuaj!