Thirrje për angazhimin e një bashkëpunëtori të jashtëm për mështetjen e planifikimit strategjik të punës së Këshillit rinor nacional për periudhën 2021-2023
Këshilli rinor nacional i Maqedonisë (KRNM), shpall thirrje për angazhimin e një bashkëpunëtori të jashtëm për mbështetjen e planifikimit strategjik të punës së KRNM-së në periudhën 2021-2023.
Bashkëpunëtori i jashtëm do të jetë i angazhuar 5 ditë pune në periudhën prej 24 gushtit deri në 10 shtator, 2020. Në kuadër të kësaj periudhe, bashkëpunëtori i jashtëm, së bashku me kordinatoren e Bazës së trajnuesve të KRNM-së dhe anëtarëve të Sekretarijatit dhe Bordit drejtues, do të jetë i detyruar të kontriboj për:
- Ko-fasilitimin e takimit për planifikim strategjik, i cili do të mbahet në internet në 27 gusht 2020;
- Përpunimi i të dhënave nga takimi dhe përgaditja e Planit strategjik 2021-2023;
- Mbështetja e Sekretarijatit për përgatitjen e Plan programit vjetor të KRNM-së për vitin 2021, në përputhje me dispozitat e Planit strategjik.
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret në vazhdim:
- Ta njohin punën e Këshillit rinor nacional të Maqedonisë;
- Të kenë përvojë në organizimin dhe fasilitimin e planifikimit strategjik dhe përgatitjen e Planit strategjik;
- Të kenë përvojë në përgatitjen e Programit punues të shoqatave të qytetarëve.
- Të mos jenë të përfshirë në punën e KRNM-së ose në organizatat anëtare të KRNM-së. (ose: Deri më tani të mos kenë qenë të përfshirë në punën e KRNM-së, organet e saj dhe organizatat anëtare)
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografinë e tyre dhe ofertën financiare në të dyja këto adresa: [email protected] , [email protected] me shënimin – Aplikim për planifikimin strategjik të KRMN-së, deri më 12 gusht 2020. Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet jo më vonë se 17 gusht 2020.
Për pyetje në lidhje me thirrjen, dërgoni mesazh deri tek Kordinatori i Bazës së trajnerëve në adresat e përmendura më parë: [email protected] dhe [email protected]