Thirrje për aplikim për AKADEMINË PËR POLITIKA PUBLIKE

 

  1. Historiku

“Mbështetja ndaj reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e implementuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) dhe partneri i tij Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM).

Objektivi i përgjithshëm i projektit (qëllimi) është të mbështesë proceset demokratike dhe të besueshme zgjedhore që lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin shoqëror duke u mundësuar votuesve të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre dhe t’i mbajnë ata përgjegjës.

Aktivitetet e projektit janë krijuar për të mbështetur këtë objektiv përmes arritjes së tre rezultateve:

  • Rezultati 1: Institucionet e forcuara kryejnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase
  • Rezultati 2: Partitë politike të demokratizuara brenda vendit paraqesin politika të orientuara ndaj qytetarëve dhe programeve zgjedhore
  • Rezultati 3: Qytetarët e fuqizuar i mbajnë përgjegjës partitë politike dhe zyrtarët e zgjedhur

Përfituesit e projektit janë trupa të menaxhimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet; agjenci qeveritare si Ministria Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-Vizuale Mediatike, Enti Shtetëror Statistikor, Avokati i Popullit, Enti Shtetëror për Revizion, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë; partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, votuesit dhe qytetarët.

Projekti filloi zbatimin e Fazës Kryesore 1 në gusht 2019 dhe pritet të përfundojë në qershor 2023.

 

Rreth Akademisë për Politika Publike

 

Akademia për Politika Publike është një mundësi unike për anëtarët e rinj të partive politike për t’u bërë udhëheqës modern, të cilët i bazojnë vendimet e tyre në prova, që përfaqësojnë idetë e tyre dhe që komunikojnë në mënyrë efektive. Akademia përfaqëson një program gjithëvjetor, të larmishëm, gjithëpërfshirës dhe intensiv mbi zhvillimin e politikave dhe shtrirjen e komuniteteve me përbërësit e mëposhtëm:

 

  • Trajnime dhe punëtori shumëpartiake;
  • Debate dhe diskutime aktuale;
  • Udhëzime dhe trajnime hap pas hapi mbi zhvillimin e dokumenteve për politika publike;
  • Zbatimi i projekteve individuale/iniciativave inovative;
  • Promovimi dhe prezantimi i produktit përfundimtar (Dokument për Politika Publike).

 

Përmes programit gjithëpërfshirës të Akademisë, pjesëmarrësit do të mësohen dhe drejtohen nga konsulentë të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe me bazë në vend me ekspertizë të dëshmuar si në politikë ashtu edhe në dokumentet për politika. Akademia do të sigurojë forum për shkëmbimin e ideve dhe diskutimeve me një gamë të gjerë praktikuesish që kanë përvojë praktike në sfera të ndryshme të jetës politike në vend dhe në nivel ndërkombëtar.

 

Duke u bazuar në përvojën dhe mësimet e nxjerra nga gjenerata e parë e Akademisë për Politika Publike që filloi në vitin 2020 me përfaqësues nga 9 parti politike që iu nënshtruan një programi intensiv mbi zhvillimin e politikave të bazuara në prova, gjenerata e dytë do të ketë një mundësi për të marrë pjesë në një program të zgjeruar që do të kombinojë njohuritë dhe aftësitë teorike dhe praktike.

 

  1. Objektivat e Thirrjes

 

Qëllimi i kësaj Thirrjeje është të ftojë kandidatë të interesuar, anëtarë të Forumeve rinore të partive politike që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Akademisë prestigjioze të Politikave Publike mbështetur nga Agjensia  Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 

Në mënyrë që të çertifikohen të gjithë kandidatët e përzgjedhur, ata duhet jenë aktiv dhe të angazhohen gjatë gjithë procesit dhe përbërësve të programit, përfshirë:

 

  • marrin pjesë në mënyrë aktive në të gjitha fazat e programit të Akademisë
  • Hartimi i Dokumentit për politika publike;
  • Prezentimi i Dokumentit për politika publike mbrenda në partinë e tyre dhe gjatë debateve publike para një publiku më të gjerë;
  • Zbatimi i projekteve të vogla / Iniciativa inovative me tema që lidhen me Dokumentin për politika publike.

Shënim: Për zbatimin e iniciativës, pjesëmarrësi i Akademisë do të mbështetet financiarisht nga Projekti.

 

Çfarë do të fitojnë pjesëmarrësit në Akademinë për Politika Publike?

 

  • Materialet e trajnimit, dokumentet themelore, analiza dhe përmbledhje të ndryshme që plotësojnë njohuritë dhe përvojën e ndarë nga ekspertë dhe trajnerë të ndryshëm (vendas dhe ndërkombëtarë);
  • Mentorim dhe ndihmesë në mënyrë individuale në përgatitjen e dokumenteve për politika publike që adreson nevojat e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme lokale;
  • Mundësi për promovimin e dokumenteve për politika publike përmes prezantimeve para qytetarëve dhe brenda partisë politike;
  • Mundësi për zhvillimin individual të karrierës si politikan ose udhëheqës i ardhshëm për t’i rritur njohuritë, por edhe për t’u rrjetëzuar, diskutuar dhe shkëmbyer ide me kolegë politikanë nga partitë politike në vend;
  • Mbështetje financiare për zbatimin e një iniciative inovative për të kryer kërkime në lidhje me politikën e zhvilluar dhe/ose zgjidhjet e mundshme për problemin(et) e identifikuara dhe për të testuar dhe/ose promovuar politikën në komunitetin e prekur;
  • Anëtarësimi në programin Alumni të projektit “Mbështetja e Reformave Zgjedhore”;
  • Njohje nga Ambasada Zvicerane përmes Certifikatës për pjesëmarrje;
  • Si pjesë i/e programit Alumni, mundësia për të qenë pjesë e ngjarjeve rajonale me udhëheqës të rinj, por gjithashtu për të marrë pjesë në shkëmbime ndërkombëtare dhe vizita studimore në vendet që kanë ndërmarrë procese të ngjashme të politikave dhe veprime të komunitetit;

 

  • Afati kohor

Zbatimi i aktiviteteve të mësipërme do të zhvillohet nga shkurti 2021 deri në shtator 2021.

 

  1. Kualifikimet dhe kërkesat:

 

  • Duhet të jeni anëtar në Forumin Rinore të partisë tuaj politike;
  • Të keni identifikuar një çështje/problem në nivel lokal që ju dhe/ose partia juaj do të donit ta trajtonit ose hulumtonit, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale;
  • Të keni diplomë universiteti në shkenca politike, shkenca shoqërore dhe ngjashëm, ose të jesh student në vitin e fundit;
  • Të jeni i motivuar për të forcuar aftësitë dhe njohurit tuaja individuale për zhvillimin e politikave dhe ta shfrytëzoni mundësinë për t’u afruar me komunitete të ndryshme.
  1. Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

  • Biografi (CV)
  • Letër motivimi (deri në 1 faqe)
  • Letër rekomandimi e nënshkruar nga një anëtar i lidershipit të partisë në nivelin lokal ose qendror

 

Dokumentacioni i plotë i aplikimit duhet të dërgohet në emailin e mëposhtëm: [email protected] jo më vonë se 31 dhjetor 2020, 23:59h.

 

Pyetje?

Nëse keni pyetje në lidhje me Akademinë dhe / ose procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni Elena Dimovska në [email protected]

 

Shënim: Zbatimi i aktiviteteve të Akademisë për Politika  Publike do të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore në lidhje me pandeminë e COVID-19.

SHPËRNDAJE