THIRRJE PËR BASHKIM TË ORGANIZATAVE NË KËSHILLIN RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË
Dëshironi të rrjetëzoheni dhe të bashkëpunoni me organizata të tjera që punojnë në nivel lokal, nivel rajonal dhe kombëtar? Atëherë KRNM-ja është rrjeti i duhur për Ju!
Për kë është thirrja?
- Organizatat rinore,
- Organizatat për të rinjtë,
- Unionet,
- Forumet rinore të organizatave të tjera
- Kuvendet Universitare.
Disa nga përfitimet nga anëtarësimi në KRNM janë:
- Bashkëpunim dhe veprim i përbashkët me organizata nga i gjithë vendi për kushte më të mira për të rinjtë;
- Rrjetëzimi dhe partneriteti me organizatat që kanë të njëjtën fushëveprim ose të ngjashëm të punës;
- Pjesëmarrje në procese në krijimin e politikave të përkatëse që mundësojnë zhvillimin shoqëror dhe personal të të rinjve;
- Mundësi për përfaqësim dhe veprim në emër të interesave rinore dhe organizatave rinore përmes bashkëpunimit me institucionet;
- Ndërtimi i kapaciteteve përmes forcimit dhe promovimit të rolit të organizatave rinore tek institucionet dhe palët e interesuara;
- Informacione dhe njoftime rreth mundësive dhe projekteve të ofruara nga organizata të tjera;
- Promovimi i aktiviteteve, ngjarjeve dhe burimeve tuaja përmes platformës Mladi.mk
Rreth KRNM-së:
Nëpërmjet programit për zhvillim strategjik të KRNM-së, në mënyrë aktive krijojmë dhe zbatojmë aktivitete që synojnë ngritjen e kapaciteteve të të gjitha formave të organizimit rinor si dhe mbështetjen e të rinjve në çdo aspekt të jetës së tyre të përditshme. Në këtë drejtim, fushat kyçe në të cilat kemi ndërtuar ekspertizën tonë janë zhvillimi dhe ngritja e kapaciteteve të formave të organizimit rinor, zhvillim personal dhe profesional i të rinjve, mirëqenia e të rinjve dhe standardet rinore, bashkëpunimi me institucione/organizata kombëtare dhe ndërkombëtare dhe palë të tjera të interesuara, në drejtim të mbështetjes së formave të organizimit rinor, hulumtime në lidhje me të rinjtë dhe format e organizimit rinor dhe avokimit bazuar në këto hulumtime.
Programi për qeverisje të mirë fokusohet në nxitjen dhe udhëheqjen e proceseve për krijimin e politikave rinore; promovimin dhe monitorimin e atyre ekzistuese; përfaqësim dhe bashkëpunim me/para të gjithë aktorëve relevantë (kombëtarë, rajonalë dhe ndërkombëtarë) me qëllim përmirësimin e pozitës dhe mirëqenies së të rinjve. Programi ka për qëllim të afirmojë të rinjtë si bartës aktivë të të drejtave. Prandaj, fushat kryesore të punës së programit për qeverisje të mirë janë: pjesëmarrja rinore; politikat rinore; hulumtim dhe avokim në lidhje me pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore; politikat për standarde rinore; politikat për punësim; bashkëpunim me institucione/organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.
Si të aplikoni?
Në [email protected] na dërgoni dokumentet e skanuara së bashku me formularin e plotësuar për pranim në anëtarësim jo më vonë se 30 prill 2023, deri nëora 23:59.
- Formulari i plotësuar – kërkesë për pranim në anëtarësi;
- Statuti;
- Gjendja aktual (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Skema organizative;
- Raportet vjetore narrative dhe financiare për dy vitet e fundit (për anëtarësim të plotë);
- Vendim për anëtarësim në KRNM nga organ i autorizuar për të marrë atë vendim, në përputhje me Statutin dhe aktet e brendshme të paraqitësit;
- Programi vjetor i punës, ose plani strategjik, sipas të cilit organizata do të realizojë aktivitetet e saj në periudhën e ardhshme.
Pas përfundimit të pjesës administrative dhe plotësimit të dokumentacionit, ekipi ynë do t’ju vizitojë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të na treguar më shumë për organizatën tuaj dhe interesin tuaj për anëtarësim në KRNM. Vendimin për anëtarësim e merr Kuvendi i KRNM-së.
Në vijim mund të lexoni kriteret për anëtarësim të plotë dhe të asociuar, të cilat janë të përcaktuara edhe në Statutin e KRNM-së.
Organizata rinore – me të drejta të plota dhe shoqëruese
Organizata rinore – me të drejta të plota dhe shoqëruese
Forum rinor i organizatës – me të drejta të plota dhe shoqëruese
Unione – me të drejta të plota dhe shoqëruese
Asambletë universitare – me të drejta të plota dhe shoqëruese
Për çdo pyetje ju lutemi kontaktoni [email protected] ose në 078 350 531.