THIRRJE PËR DORËZIM TË OFERTËS PËR PËRPUNIM TË NJË WEB PLATFORME
Këshilli rinor kombëtar i Maqedonisë shpall thirrje për mbledhje të ofertave për përpunim dhe dizajnim të një online platforme (Web portal) e cila do të shërbejë për informim të të rinjve dhe hapsirë për komunikimin të drejtpërdrejtë në mes të organizatave, institucioneve dhe të rinjve sidhe për promovim të mundësive të ndryshme. Web platforma është e synuar për përdorim nga organizatat anëtare të Këshillit dhe për shpallje të thirrrjeve dhe mundësive për arsimim, kualifikim, vullnetarizëm, stash, punë, konkurse dhe ngjarje, në vend dhe jashtë. Ne pjesën e specifikimeve teknike janë siguruar informata dhe detaje për përpilim më të thjeshtë të ofertave.
Karakteristikat që duhet të implementohen:
- Web aplikacioni me përkrahje të gjuhës maqedone, i synuar për përmbajtje informative
- Kod standard Web
- Fotografi dhe zgjidhje grafike të optimizuara
- Panel administrativ CSM
- Përpunim dhe programim të pjesës së mbrojtur administrative me qasje të kufizuar, tek të cilat qasje do të kishin vetëm personat përgjegjës dhe administratori
- Mundësi për futjen e shënimeve të reja, editimin e atyre ekzistuese sidhe fshirjen e shënimeve në bazë
- I thjeshtë për përdorim
- Kalendari i ngjarjeve
- Kërkimi
- Rrjetet sociale dhe linqet për lidhje
- Google Analytics – Implementim të kodit për Google Analytics, për analizë dhe ndjekje të përkushtimit
Mirëmbajtja teknike përfshin:
- Mirëmbajtje teknike të serverit virtual privat ku host-ohet site-i (Instalim dhe konfigurim të sistemit operativ dhe dhënia e IP adresës)
- Back up ditor të të dhënave
- Restore të të dhënave
- Pastrimi i diskut nga logot e panevojshme dhe/ose fajllave back up
- Mirëmbajtja teknike duhet të përfshijë dhe ndryshime/modifikime të caktuara të moduleve dhe funksionaliteteve ekzistuese më së shumti deri në 5 orë në muaj
Ju ftojmë të na dorëzoni ofertë finansiare sipas kërkesave, për ofertë për web platform dhe korniza kohore në të cilën do të përpunohet platforma më së voni deri më 11.03.2020, ora 23:59, në mënyrë elektronike në [email protected].
Kriteriumet për vërtetim të aftësive teknike ose profesionale të ofertë dhënësit janë: Krijimi i web faqeve, portaleve informative, sidhe puna në webfaqe të organizatave joqeveritare.