THIRRJE PËR JOB SHADOWING NË KËSHILLIN RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË
Rreth projektit
Të rinjtë e Ballkanit: lidhja e edukimit, aftësive dhe potencialit për partneritet në praktikat rajonale për punësim është një projekt ndërkombëtar i zbatuar në Belgjikë, Mal të Zi, Turqi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në mundësitë sipërmarrëse të të rinjve dhe të forcojë perspektivat e punësimit të të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Projekti ka nisur të zbatohet në mars të vitit 2020 dhe do të zgjasë deri në shkurt 2023.
Çfarë është job shadowing?
Job shadowing është një proces në të cilin përvoja shkëmbehet përmes punës praktike. Në këtë proces, personi i cili është pjesë e job shadowing në një interval të caktuar kohor fiton shprehi dhe përvojë pune në një person të caktuar juridik, nën mbikëqyrjen e një mentori që e ndihmon në punën e tij. Në raste të tilla, mentori punon në organizatën ku zhvillohet procesi i job shadowing dhe zakonisht është një person me shumë vite përvojë pune. Kjo mënyrë trajnimi është një formë efektive përmes së cilës në të njëjtën kohë punohet dhe mësohet drejtpërdrejt përmes punës.
Job shadowing në Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë
Si pjesë e projektit “Të rinjtë e Ballkanit: lidhja e edukimit, aftësive dhe potencialit të partneritetit në praktikat rajonale të punësimit”, KRNM-ja, do të ofrojë një mjedis të favorshëm për person që do të kalojë procesin e job shadowing në Këshill. Për këtë angazhim do të nënshkruhet kontrata për dy muaj, përkatësisht janar dhe shkurt. Gjatë këtyre muajve, personi i përzgjedhur pritet të marrë pjesë aktive në projektet dhe aktivitetet programore të shoqatës. Gjatë angazhimit, ju do të fitoni përvojë në:
- Funksionimin e rrjetit të organizatave kombëtare
- Punën në projekt dhe cikle të projektit
- Raportim për projektin
- Punën administrative dhe operative
- Pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore
- Organizimi i ngjarjeve dhe llojeve të tjera të aktiviteteve
- Ndërtimi i partneriteteve
- Komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm
Kompensimi i parashikuar mujor për këtë angazhim është 15 000 neto, me punë me kohë të plotë gjatë praktikës.
Si të aplikoni?
Nëse jeni një i ri nga mosha 18 deri në 29 vjeç dhe dëshironi të mësoni më shumë rreth politikave kombëtare dhe lokale rinore, pjesëmarrjes së të rinjve, rrjetëzimit, por gjithashtu dëshironi të fitoni njohuri praktike dhe të ndryshueshme, atëherë dorëzoni CV-në dhe letrën e motivimit në adresën [email protected] jo më vonë se 25.12.2022 deri në orën 23:59.
Në letrën e motivimit, përpiquni të mbuloni temat e mëposhtme:
- Motivimi për angazhim në KRNM
- Vështrim për organizimin në rrjet
- Vështrim të organizimit dhe pjesëmarrjes rinore në Maqedoninë e Veriut
- Aktivitetet dhe aftësitë praktike në të cilat dëshironi të përqendroheni gjatë angazhimit tuaj në KRNM
Letra e motivimit nuk duhet të jetë më e gjatë se 3 faqe ose 1000 fjalë.