Thirrje për Konsulent për vlerësim të strategjive

Rreth projektit 

Të rinjtë e Ballkanit: Lidhja e edukimit, aftësive dhe potencialit për partneritet në praktikat rajonale për punësim është një projekt ndërkombëtar i zbatuar në Belgjikë, Mal të Zi, Turqi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në mundësitë sipërmarrëse të të rinjve dhe të forcojë perspektivat e punësimit të të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Projekti ka nisur të zbatohet në mars të vitit 2020 dhe do të zgjasë deri në shkurt 2023.

Për angazhimin 

Konsulenti duhet të bëjë një vlerësim të detajuar të arritjeve dhe zbatimit të 2 dokumenteve strategjike kombëtare, konkretisht: 

  1. a) Strategjia kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (2018 – 2023); 
  2. b) Strategjia kombëtare për mësim sipërmarrës (2014-2020). 

Procesi i vlerësimit duhet të përfshijë një analizë të detajuar të arritjeve në fushat prioritare dhe qëllimet e strategjive kombëtare të sipërpërmendura, me fokus të veçantë tek të rinjtë si grup i synuar, si dhe një proces takimesh konsultative me aktorët përkatës, nga të cilët do të rezultojë dokument përkatës me rekomandime për promovimin e politikave të sipërmarrjes rinore. 

Konsulenti do të punësohet për gjithsej 24 ditë pune dhe i gjithë angazhimi/ditët e planifikuara të punës duhet të përfundojë jo më vonë se 20 shkurt 2023. 

Rezultatet e pritura 

Konsulenti pritet të kryejë detyrat e mëposhtme: 

  • Të përgatitë një analizë të detajuar për arritjet sipas fushave prioritare dhe synimeve të strategjisë kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (2018 – 2023); 
  • Të përgatitë një analizë të detajuar të arritjeve sipas fushave prioritare dhe qëllimeve të strategjisë kombëtare për mësim sipërmarrës (2014 – 2020); 
  • Të organizojë 1 takim konsultativ me përfaqësues të institucioneve përkatëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (2018 – 2023); 
  • Të organizojë1 takim konsultativ me përfaqësues të institucioneve përkatëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mësim Sipërmarrës (2014-2020);
  • Të përgatisë një dokument me rekomandime për zbatimin e të dyja strategjive;
  • Përgatitje të një raporti për procesin e vlerësimit.

Kualifikime të nevojshme 

  • Të ketë arsim të lartë përkatës në fushën e administrimit të biznesit, drejtësisë, shkencave politike apo shkencave të tjera shoqërore; 
  • Minimumi 3 vjet përvojë pune përkatëse në aktivitete që lidhen me analizën, monitorimin dhe vlerësimin e politikave në fushat që kanë të bëjnë me sipërmarrjen dhe/ose tregun e punës; 
  • Njohuri për legjislacionin dhe kushtet e tregut të punës dhe të ndërmarrësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; 
  • Përvojë në përgatitjen e dokumenteve strategjike apo të llojeve të tjera dhe paraqitjen e gjetjeve.

Mënyra e aplikimit 

Të gjithë personat e interesuar juridikë ose fizikë duhet të dorëzojnë dokumentet deri më 

29.12.2022, në [email protected], me titull “Aplikim për konsulent – By Leap – titull/emër dhe mbiemër”. Aplikimi duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: 

  • Biografi e shkurtër e ekspertit me referenca; 
  • Oferta financiare (dokumenti bashkëngjitur, Aneksi 3); 
  • Statusi aktual i furnizuesit (nëse është person juridik), jo më i vjetër se një vit; 
  • Deklaratë e nënshkruar (nëse është person juridik) se nuk ka pengesa ligjore për realizimin e veprimtarisë (dokumenti bashkëlidhur, Aneksi 4); 
  • Deklarata e nënshkruar e ekskluzivitetit dhe disponueshmërisë, (dokumenti bashkëngjitur, Aneksi 5); – Metodologjia e propozuar për zbatimin e angazhimit (Aneksi 6). 

Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim janë në dispozicion në këtë LINK.

Thirrja e plotë mund të gjeni në këtë LINK

SHPËRNDAJE