Thirrje për kyçjen e organizatave në Këshillin rinor nacional të Maqedonisë

Dëshironi të bëheni anëtar i KRNM dhe pyesni veten si?

Pikërisht për ju kemi hapur thirrje të re dhe jemi në pritje të aplikimeve tuaja para Asamblesë së përgjithshme të KRNM për vitin 2020!

 

Kujt i adresohemi?

  • Organizatave rinore,
  • Organizatat për të rinjtë,
  • Unione,
  • Grupime ose forume të organizatave të tjera.

 

Disa nga përfitimet e anëtarësimit në KRNM janë:

  • Bashkëpunim dhe veprim i përbashkët me organizata nga e gjithë vendi për kushte më të mira për të rinjtë,
  • Rrjetëzimi dhe partneritet me organizata që punojnë në fushta të njejta ose të ngjajshme.
  • Pjesëmarrja në procese në krijimin e politikave të përshtatshme që mundësojnë zhvillimin shoqëror dhe personal të të rinjve,
  • Mundësi për të përfaqësuar dhe vepruar në emër të interesave të të rinjve dhe organizatave rinore përmes bashkëpunimit me institucione të ndryshme,
  • Ndërtimi i kapaciteteve duke forcuar dhe promovuar rolin e organizatave rinore tek institucionet dhe palët e interesuara,
  • Informacione dhe njoftime për mundësitë dhe projektet e ofruara nga organizatat e tjera,
  • Promovimi i aktiviteteve, ngjarjeve dhe resurseve tuaja përmes platformës Mladi.mk

 

Si të aplikoni?

Na e-mail adresën [email protected] dërgoni dokumentet e skanuara së bashku me formularin e plotësuar për anëtarësim jo më vonë se 6 shtator 2020, në ora 23:59.

  • Formulari i plotësuar – aplikimi për anëtarësim;
  • Statuti;
  • Statusi aktual (jo më i vjetër se gjashtë muaj);
  • Grafiku organizativ;
  • Raportet vjetore narrative dhe financiare për dy vitet e fundit;
  • Vërtetim për thirrjen e një seance të Asamblesë së Përgjithshme ose të një organi tjetër më të lartë drejtues;
  • Vendimi për anëtarësim në NYCM nga një organ i autorizuar për të marrë atë vendim në përputhje me Statutin dhe aktet e brendshme të paraqitësit;
  • Programi i punës sipas të cilit organizata do të realizojë aktivitetet e saj në periudhën ardhëshme, së paku për gjashtë muajt në vijim.

 

Pastaj ekipi ynë do të planifikojë një vizitë për t’ju njohur dhe të na tregoni më shumë rreth organizatës suaj. Vendimi për anëtarësim merret nga Asambleja e KRNM ku do të ftoheni të paraqisni punën tuaj në Asamblenë e Përgjithshme e cila do të mbahet në vjeshtë. Në linqet e mëposhtme mund të shihni kriteret për anëtarësim në KRNM.

 

SHPËRNDAJE