THIRRJE PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE TË NDËRMARRJEVE SOCIALE

Në kuadër të projektit “Sipërmarrja sociale për punësimin e të rinjve ”, hapim thirrje për mbështetje financiare të ndërmarrjeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për projektin:

Projekti “Sipërmarrja Sociale për Punësimin e të Rinjve” do të përpiqet të ofrojë mundësi për ngritjen e kapaciteteve për të rinjtë e papunë, duke i udhëhequr në të njëjtën kohë përmes një procesi të vetëzhvillimit dhe rritjes në fushën e sipërmarrjes sociale si një mënyrë moderne e vetëpunësimit. Projekti synon të krijojë një mjedis të favorshëm për sipërmarrjen sociale të të rinjve, i cili do të reduktonte papunësinë tek të rinjtë; do të forcojë kompetencat dhe kapacitetet e të rinjve të rrezikuar; do të promovojë sipërmarrjen sociale të udhëhequr nga të rinjtë; do të përfshijë të rinjtë në ndërmarrjet sociale si dhe do të sigurojë hapësirë për mbledhjen e mjeteve për zbatimin e ideve të reja për ndërmarrjet sociale. Projekti synon të rrisë aftësitë e të rinjve të papunë nga kategoritë e rrezikuara duke ndikuar në fuqinë e tyre ekonomike, të rrisë interesin e të rinjve për sipërmarrjen sociale përmes krijimit mundësi të ndryshme në këtë fushë, mbështetje më të madhe online dhe offline logjistike dhe teknike për ndërmarrjet sociale që do kontribuojë në rritjen e zhvillimit socio-ekonomik të ndërmarrjeve dhe punonjësve të tyre, rritjen e mënyrave alternative të financimit të ndërmarrjeve sociale që do të rezultonte në rritjen e numrit të ndërmarrjeve sociale, rritjen e numrit të dokumenteve strategjike kombëtare që parashikojnë masa dhe aktivitete për sipërmarrësit e rinj socialë.

Për thirrjen:

Qëllimi i mbështetjes financiare është ngritja e cilësisë së të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes aktivizimit të tyre në shërbime sociale gjithëpërfshirëse, zhvillimit të teknologjive inovative për përfshirjen e të rinjve nga kategoritë e rrezikuara dhe  të inkurajojë fuqizimin ekonomik të ndërmarrjeve sociale të udhëhequra nga të rinjtë.

Rezultatet e pritshme nga mbështetja financiare janë:

  • Ulja e shkallës së papunësisë së të rinjve;
  • Rritja e numrit të ofruesve të shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga të rinjtë;
  • Rritja e lëvizshmërisë së kategorive të rrezikuara të të rinjve në tregun e punës;
  • Forcimi i kapaciteteve të punonjësve në ndërmarrjet sociale.

Temat prioritare të thirrjes:

Aktivitetet që do të propozohen duhet të jenë në përputhje me qëllimet dhe prioritetet e këtij projekti, me qëllimet e programit Instrument for Pre-accession Assistance for Rural Developmentc dhe misionin e organizatës zbatuese.

Parashihet të ofrojë mbështetje financiare për aplikacionet që do të fokusohen në një nga dy fushat e mëposhtme:

  • Fusha 1: krijimi i ndërmarrjeve të reja sociale rinore;
  • Fusha 2: zhvillimi i teknologjive inovative dhe përmirësimi i shërbimeve të sipërmarrjeve sociale ekzistuese që ndihmojnë përfshirjen dhe punësimin e të rinjve romë, të rinjve pa kujdes prindëror, të rinjve me aftësi të kufizuara, vajzave të reja, të rinjve- të shëruar vartës të lëndëve narkotike.

Mjete:

Shuma totale për këtë thirrje është 110 000 euro. Shuma minimale që mund të kërkohet është 5000 euro dhe shuma maksimale që mund të kërkohet është 11 000 euro.

Paraqitja e aplikimeve:

Aplikimi për këtë thirrje për ata që aplikojnë për fushën 1 është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm link.

Aplikimi për këtë thirrje për ata që aplikojnë për fushën 2 është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm link.

Thirja e plotë është në këtë link.

Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se ora 16:00, 10 shtator 2022, në adresën e mëposhtme: [email protected].

Mund të bëhen pyetje në lidhje me thirrjen ekskluzivisht me shkrim   e-mail: [email protected], jo më vonë se 25.08.2022.  Përgjigjet e pyetjeve do të publikohen në www.nms.org.mk jo më vonë se 28.08.2022.

Takimin informativ në lidhje me thirrjen për mbështetje financiare mund ta shikoni në këtë link.
Këtu mund t’i lexoni përgjigjet e pyetjeve të bëra me email.

SHPËRNDAJE