Thirrje për nominim të anëtarit të Bordit Drejtues të Këshillit Rinorë Nacional të Maqedonisë

Afati: në vazhdim

Këshilli Rinorë Nacional i Maqedonisë hap thirrje për nominimin e një anëtari të Bordit Drejtues të KRNM-së. Këshilli Rinorë Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM të aplikojnë dhe të jenë pjesë e udhëheqjes së KRNM.

Çdo kandidat I nominuar do të ketë mundësinë të paraqesë nominimin e tij gjatë Kuvendit të Përgjithshëm. Zgjedhjet do të bëhen me votim të fshehtë nga anëtarët e plotë të KRNM në Kuvendin e Përgjithshëm.

Sipas Statutit të KRNM, roli i Bordit Drejtues përfaqësohet përmes:

Neni 43

Midis dy seancave të Kuvendit të Përgjithshëm, puna e KRNM-së menaxhohet nga Bordi Drejtues.

Bordi Drejtues përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, nga të cilët 5 (pesë) zgjidhen nga Kuvendi I Përgjithshëm , ndërsa Presidenti dhe Zëvendës Presidenti i KRNM-së janë anëtar të Bordit Drejtues sipas funksionit.

Bordi Drejtues i përgjigjet Kuvendit për punën e tij.

Puna e anëtarëve të Bordit është në bazë vullnetare.

Bordi Drejtues mund të punojë plotësisht nëse më shumë se gjysma e anëtarëve të tij janë të pranishëm në seanca.

Bordi Drejtues mban mbledhje të paktën një herë në muaj.

Vendimet e Bordit të Drejtorëve miratohen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve, përveç nëse përcaktohet ndryshe për çështje të veçanta në këtë Statut.

Puna e Bordit Drejtues rregullohet me një rregullore të veçantë të procedurës e cila miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të tij.

Sipas nenit 45 të Statutit të KRNM, Bordi Drejtues ka këto kompetenca:

  1. Udhëheq me KRNM mes dy seancave të Kuvendit;
  2. Zbaton vendimet dhe konkluzionet e Kuvendit;
  3. Shpall konkurs për Sekretarin e Përgjithshëm, zgjedh dhe shkarkon atë;
  4. Përfaqëson interesat e organizatës dhe anëtarëve të saj;
  5. Merr pjesë në sigurimin e mbështetjes financiare për punën e organizatës
  6. Raporton për punën e tij në Kuvend;
  7. Mbikëqyr punën e Sekretariatit;
  8. Propozon ndryshime në Statut, si dhe miratimin e një Statuti të ri;
  9. Merr vendime për krijimin e komisioneve dhe organeve për kryerjen e detyrave dhe kompentencave të tij.
  1. Miraton rregullore dhe akte të tjera që rregullojnë çështje të caktuara në lidhje me punën e KRNM;
  1. Përcakton shumën e tarifës vjetore të anëtarësisë;
  2. Emëron përfaqësues të KRNM në organizata, shoqata, autoritete dhe organizata ndërkombëtare;
  3. Punon në drejtim të arritjes së qëllimeve dhe arritjen e parimeve të KRNM dhe zhvillimin e përgjithshëm të organizatës;
  4. Kryen veprimtari të tjera në përputhje me këtë Statut, aktet e brendshme të KRNM, rregulloret pozitive ligjore, si dhe çështje që nuk janë në kompetencën e ndonjë organi tjetër të KRNM.

Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të nominojnë një anëtar të organizatës së tyre.

Paraqitja bëhet me:

I nominuari duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit të KRNM, [email protected], me titull:

“Nominim për Anëtarë të Bordit Drejtues të KRNM”.

Për më shumë informacione, vizitoni zyrën e Këshilli Rinorë Nacional të Maqedonisë me vendndodhjen në rr. Aminta Treti 29 / 1-3, ju lutemi drejtohuni në e-mail adresen: [email protected] ose  nr. Tel. +38978 350 531.

SHPËRNDAJE