THIRRJE PËR NOMINIM TË ANËTARIT TË KËSHILLIT DREJTUES TË KËSHILLIT RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë hap thirrje për nominim të anëtarit për Këshillin Drejtues të KRNM-së. Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) fton të gjithë anëtarët e interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Komisionit për anëtarësim në KRNM.
Secili kandidat i nominuar do të ketë mundësi të paraqesë nominimin e tij / saj gjatë Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja do të kryhen me votim të fshehtë nga anëtarët e plotfuqishëm të KRNM-së, në Asamblenë e Përgjithshme.
Sipas Statutit të KRNM-së, roli i Këshilli Drejtues paraqitet përmes:
Neni 39 – Këshilli Drejtues
(1) Midis dy seancave të Asamblesë së Përgjithshme, me punën e KRNM-së udhëheq Këshilli Drejtues.
(2) Këshilli Drejtues përbëhet nga 3 (tre) deri në 5 (pesë) anëtarë, nga të cilët maksimumi 3 (tre) do të zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme, ndërsa Kryetari dhe Nënkryetari i KRNM-së, do të jenë anëtarë të Këshillit Drejtues sipas funksionit.
(3) Këshilli Drejtues për punën e tij përgjigjet para Asamblesë.
(4) Për punën e tyre, anëtarët e KD-së marrin kompensim.
(5) Këshilli Drejtues mund të punojë në mënyrë të plotfuqishme nëse më shumë se gjysma e anëtarëve të tij janë të pranishëm në mbledhje.
(6) Këshilli Drejtues mban takime të paktën një herë në muaj.
(7) Vendimet e Këshillit Drejtues merren me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Statut.
(8) Puna e Këshillit Drejtues rregullohet me Rregullore të posaçme e cila miratohet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.
Në bazë të nenit 40 të Statutit të KRNM-së, Këshilli Drejtues ka këto përgjegjësi:
- a) Udhëheq me KRNM-në, ndërmjet dy seancave të Asamblesë;
- b) Zbaton vendimet dhe konkluzionet e miratuara të Asamblesë;
- c) Shpall konkurs për Sekretar të Përgjithshëm, e zgjedh dhe e shkarkon;
- d) Përfaqëson interesat e organizatës dhe anëtarëve të saj
- e) Merr pjesë në sigurimin e mbështetjes financiare për punën e organizatës;
- f) Dorëzon raport mbi punën e tij para Asamblesë;
- g) Mbikëqyr punën e Sekretarit të Përgjithshëm;
- h) Propozon ndryshime dhe plotësime të Statutit, si dhe miratimin e Statutit të ri;
- i) Merr vendime për formimin e komisioneve dhe organeve për kryerjen e punëve në
kompetencë të tij;
- i) Miraton rregullore dhe akte të tjera që rregullojnë çështje të caktuara në lidhje me punën e KRNM-së;
- j) Përcakton shumën vjetore për anëtarësim;
- k) Emëron përfaqësues të KRNM-së, në organizata të tjera, shoqata, organe qeveritare dhe organizata ndërkombëtare;
- l) Punon në drejtim të arritjes së qëllimeve dhe realizimin e parimeve të KRNM-së, dhe zhvillimit të përgjithshëm të organizatës;
- m) Kryen veprimtari të tjera në përputhje me këtë Statut, aktet e brendshme të KRNM-së, rregulloret ligjore pozitive, si dhe çështje që janë në kompetencë të çdo organi tjetër të KRNM-së.
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues rregullohet me nenin 63 të Statutit të KRNM-së:
(1) Anëtarët e Këshillit Drejtues zgjidhen për një mandat dyvjeçar, me mundësinë e rizgjedhjes.
(2) Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës kryhet në bazë të listës së kandidatëve në të cilën renditen emrat e të gjithë kandidatëve të propozuar sipas rendit alfabetik.
(3) Çdo anëtar i Asamblesë së Përgjithshme ka të drejtë të votojë për maksimum prej tre kandidatëve nga lista.
(4) Si kandidatë të zgjedhur do të konsiderohen ata kandidatë, që kanë fituar numrin më të madh të votave, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave në Asamblesë.
Të gjitha organizatat anëtare kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të organizatës së tyre.
Aplikimi bëhet me:
Gjatë plotësimit të formularit, kandidatët për anëtar të Këshillit Drejtues duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
- Letër për mbështetje nga organizata që nominon kandidatin;
- CV e kandidatit;
Kandidati për anëtar të Këshillit Drejtues duhet të jetë i moshës 18-35 vjeç. Formulari duhet të plotësohet jo më vonë se 15 maj 2023, ora 23:59 (Koha e Evropës Qendrore).
Për më shumë informacion, kontaktoni në e mail adresën e KRNM-së, [email protected] ose në telefonin 078 350 531.