THIRRJE PËR NOMINIME DHE ÇMIMI PËR PJESËMARRJE RINORE

RRETH SHPËRBLIMIT

Agjencia për rini dhe sport (ARS) në bashkëpunim me Këshillin rinor Nacional të Maqedonisë (KRNM) ndanë shpërblimin e këtij viti për pjesmarrje rinore. Shpërblimi ndahet për tri kategori: kategori individuale ( të rinj të moshës 15-29 vite), kategori për të rinjtë e grupeve joformale ( më së paku 3 antarë ), dhe kategori për organizatat rinore, organizatat për të rinj dhe organizatat ombrellë rinore. Shpërblimi ka për qëllim ta njohë dhe ta vlerësojë mundin e të rinjve gjatë adresimit të çështjeve të ndryshme shoqërore.

Shpërblimi për pjesmarrje rinore njeh iniciativat e të rinjve, grupeve jo-formale të të rinjve, dheorganizatave rinore, organizatave për të rinj dhe organizatave ombrellë që tregojnë: vizion të qartë në përmirsimin e bashkësisë që është sistematikisht e përmbajtur në zgjidhjen e çështjeve prioritare shoqërore; Kreativitet të јashtzakonshëm, inovaciondhe lidership në definimin e zgjidhjes së çështjeve prioritare shoqërore që sjellin rezultate të dukshme në përmirësimin e bashkësisë apo mirëqenies shoqërore përmes aktiviteteve të të nominuarve.

 

KATEGORITË E SHPËRBLIMEVE

Do të ndahen tre shpërblime, nga një shpërblim për kategori:

  1. KATEGORIA INDIVIDUALE PËR TË RINJ (TË MOSHËS 15-29 VITE)
  2. KATEGORIA E GRUPEVE JO-FORMALE TË TË RINJVE (MË SË PAKU 3 ANËTARË)
  3. KATEGORIA Е ORGANIZATAVE RINORE, ORGANIZATAVE PËR TË RINJ DHE ORGANIZATAVE OMBRELLË RINORE

 

KUSHTET E NOMINIMIT

Të rinjtë e nominuar në kategorinë individuale dhe anëtarët e nominuar të grupeve jo-formale е të rinjve për shpërblimin për pjesëmarrje rinore duhet t’i plotësojnë këto kushte:

 

  • Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Të jenë të moshës 15-29 vjeç deri në ditën e mbarimit të thirrjes për nominime;
  • Të kenë të implementuar aktivitete, punë apo shërbime për të cilat janë të nominuar në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Të kenë të implementuar aktivitete, punë apo shërbime për të cilat janë të nominuar në periudhën maj 2022-maj 2023;
  • Të tregojnë se kanë pasur rëndësi kyçe gjatë aktiviteteve për të cilat janë të nominuar.

 

Organizatat rinore, organizatat për të rinj dhe organizatat ombrellë rinore që janë të nominuara për shpërblimin për pjesmarrje rinore duhet ti plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë të regjistruar si organizatë apo fondacion në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me Ligjin për organizata dhe fondacione;
  • Të jenë të regjistruar si njëra nga format e organizatave rinore në Regjistrin për format e organizimit rinor në ARS, në përputhje me Ligjin për pjesmarrje rinore dhe politika rinore;
  • Të kenë së paku dy vite aktive ekzistencë;

 

Nëpunësit shtetëror, personat e emëruar politikisht, personeli i ndërmarrjeve publike dhe/apo liderët e partive politike nuk mund të jenë të nominuar për Shpërblimin për pjesmarrje rinore.

 

KRITERET PËR NOMINIM

Kandidatët ideal për Shpërblimin për pjesmarrje rinore:

  • Të demonstrojnë përkushtim të veçantë dhe kontribut në përmirësimin e jetës në shoqëri;
  • Të jenë të njohur në mesin e moshatarëve dhe shoqërisë më gjerë;
  • Të gjejnë kreativitet dhe qasje inovative në kyçjen e bashkësisë në zgjidhjen e problemeve shoqërore;
  • Të zbatojnë qasje kreative dhe inovative në kyçjen e bashkësisë në zgjedhjen e problemeve shoqërore:
  • Të zhvillojnë dhe të përkrahin mundësi për të rinjtë gjatë pjesmarrjes në aktivitetet që kanë kontribut pozitiv për zhillimin e tyre dhe shoqëror;
  • Të kyçin persona me rrezik social gjatë përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve shoqërore;
  • Ndërmarrin veprime që sjellin zgjidhje afatgjate dhe stabile për çështjet shoqërore;

 

Nuk do të shqyrtohen nominimet të realizuara nga individët apo grupe që përfshijnë:

  • Përkrahje apo lobim në emër të partisë politike;
  • Aktivitete religjioze;
  • Hulumtim akademik apo punë për zhvillim profesional personal.

 

SHPËRBLIMET

Shpërblimi ka për qëllim ta njoh dhe vlerësoj mundin e të rinjve gjatë adresimit të çështjeve të ndryshme shoqërore, ndërsa mbështetja financiare do të sigurojë përparimin e punës dhe aktivizmit të fituesit. Vlera e Shpërblimit për pjesmarrje rinore sipas kategorive është si vijon:

 

  • 1,500 EUR për kategorinë individuale;
  • 3,000 EUR për grupet jo-formale të të rinjve; dhe
  • 3,000 EUR për organizatat e të rinjve.

 

UDHËZIM PËR DORËZIM TË NOMINIMIT

Nominimi për secilën kategori mund të jetë i dorëzuar nga personat individual, organizatat, institucionet, sekorit mediatik, setorit të biznesit, apo anëtarëve tjerë të bashkësive. Shpërblimet do të jenë të ndara dhe të prezentuara para publikut të gjërë në ditën ndërkombëtarë të të rinjve (11 gusht 2023) në Shkup.

Dorëzimin e nominmit tuaj mund ta bëni në linqet në vijim:

  1. KATEGORIA INDIVIDUALE E TË RINJVE ( E MOSHËS 15- 29 VITE)
  2. KATEGORIA E GRUPEVE JO-FORMALE E TË RINJVE ( SË PAKU NGA 3 ANËTAR)
  3. KATEGORIA E ORGANIZATAVE RINORE, ORGANIZATAVE PËR TË RINJ DHE ORGANIZATAVE OMBRELLË RINORE

 

Afati për dorëzimin e nominimeve është deri më 10 korrik 2023, ora 23:59.

Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të nominimeve, do të selektohet rrethi më i ngusht i kandidatëve sipas kategorive, të cilit do të vazhdojnë në fazën e mëtutjeshme të votimit publik online.

 

Е gjithë thirja është në dispozicion në linkun.

SHPËRNDAJE