Thirrje për pjesëmarrje në programin e këshillimit për karrierë
1.Reth Projektit
Projekti “MladiHab – tejkalimi i pabarazisë te të rinjtë” zbatohet nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë në bashkëpunim me Stella Network. Projekti financohet nga Ambasada Britanike në Shkup dhe mbështetet nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëllimi i tij është të mbështesë dhe inkurajojë vajzat nga 15 deri në 29 vjeç në Maqedoninë e Veriut që të jenë më aktive në shoqëri dhe të krijojnë një qasje më të barabartë ndaj mundësive të jetës publike, në sektorin privat dhe rrjedhimisht në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar. Kto qëllime projekti do ti arrijë përmes tre komponentëve, përkatësisht:
- Roli i gruas në shoqëri – kuptimi i koncepteve të barazisë gjinore në krijimin dhe zbatimin e politikave (analiza nacionale për pabarazinë te të rinjtë, fushata nacionale për rritjen e vetëdijes për barazinë gjinore, ngjarje publike lokale për të mbështetur vajzat e reja);
- Program i qëndrueshëm mentorimi për gratë, veçanërisht në nivel lokal (mentorim, trajnimi i mësuesve, mbështetja e këshillave rinore lokale, mbështetja e iniciativave rinore lokale, krijimi i strategjive lokale rinore);
- Mundësimi I pavarësisë ekonomike për vajzat e reja (këshillim kariere,praktikë, aplikacion mobil për praktiktikantë)
2 Rreth thirrjes
Nëpërmjet programit të këshillimit për karrierë, projekti do të ofrojë mbështetje për të rinjtë që janë në dilemë për zgjedhjen në karrierë, zgjedhjen e fakultetit, zgjedhjen e profesionit, por edhe për ata të rinj që tashmë kanë një karrierë të suksesshme, por duan ndryshim.
Programi ka për qëllim të frymëzojë dhe inkurajojë pjesëmarrësit që të ndjekin dëshirat e tyre profesionale por në të njëjtën kohë të punojnë drejt realizimit të tyre.Grupi i parë që do të mbulohet nga programi do të fillojë në Mars 2023 dhe takimi i parë do të jetë takim në grup (online ose me prezencë fizike, në varësi prej dëshirës së pjesëmarrësve). Më pas secili pjesëmarrës do të ketë 3 takime individuale mentorimi me një këshilltar karriere, pas së cilës do të hartohet një plan zhvillimi të karrierës për secilin pjesëmarrës në fund të programit.Pjesmarrja është falas
Takimet individuale me këshilltarët e certifikuar të karrierës do të zhvillohen në termin për të cilin pjesëmarrësit dhe këshilltarët do të bien dakord. Shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në takimet në Shkup për pjesëmarrësit që nuk jetojnë në Shkup do të mbulohen.
Programi për këshillim për karrierë u zbatua nga Këshilli Kombëtar Nacional i Maqedonisë për herë të parë nga tetori 2021 deri në mars 2022 dhe përfshinte 100 të rinj.
Pothuajse 30% e pjesëmarrësve u punësuan 6 muaj pas përfundimit të këshillimit, dhe akoma më shumë ndryshuan karrierën e tyre në drejtimin që dëshironin.
Nëse dëshironi të dini më shumë për përvojën e pjesëmarrësve të vitit të kaluar në programin e këshillimit për karrierë, mund të shikoni video deklaratat e pjesëmarrësve këtu.
3. Kushtet për pjesëmarrje në program
Kandidatët e interesuar për të marrë pjesë në programin e këshillimit të karrierës duhet të:
- Të jenë ndërmjet moshës 15 dhe 29 vjeç;
- Të jenë nxënës të shkollave të mesme ose të kenë përfunduar së paku arsimin e mesëm;
- Të mos janë të punësuar dhe
- Të kanë profil të regjistruat në platformë CareerHub
Pjesëmarrësit do të kenë detyrim të marrin pjesë aktive në programin e këshillimit për karrierë nga fillimi deri në fund.
4. Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të kenë një profil të regjistruar në platformën CareerHub dhe të plotësojnë formularin e disponueshëm në këtë link. Thirrja do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës, pa një afat të caktuar – derisa të plotësohen të gjitha vendet, pra deri në përfshirjen e 75 të rinjve. Nëse keni nevojë për informata shtesë rreth projektit ose thirrjes, mos hezitoni të kontaktoni [email protected] ose 070 399 058.