Thirrje për trajnues për udhëzim në karrierë
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë hap thirrje për 30 të rinj të cilët janë të interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e këshillimit për karrierë dhe punës së drejtpërdrejtë me të rinjtë që kanë nevojë për udhëzime për karrierë.
Pjesëmarrësit e trajnimit pas përfundimit të suksesshëm do të angazhohen për të kryer të paktën 10 trajnime për udhëzime në karrierë në shkollat e mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
– Të jenë të diplomuar ose studentë në vitet e fundit të psikologjisë, punës sociale, pedagogjisë, arsimit special dhe rehabilitimit;
– Të jenë të lirë nga data 15 deri më 17 janar të ndjekin plotësisht dhe në mënyrë aktive trajnimin;
– Të kenë mundësi të udhëtojnë midis shkurtit dhe qershorit në mënyrë që të realizojnë 3 këshillime për karrierë në grup në shkollat e mesme;
– Të kenë përvojë në punën me të rinjtë.
Për aplikim, të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formularin në linkun e mëposhtëm (CV dhe një letër motivimi janë bashkangjitur gjithashtu në formular), jo më vonë se data 12.01.2025 , deri në mesnatë. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më 13.01.2025.
Thirrja e plotë dhe informacione të detajuara janë në dispozicion këtu.