VAZHDOHET THIRRJA PËR KOORDINATOR PËR ANËTARËSIM NË KRNM
KËSHILLI RINOR NACIONAL I MAQEDONISË (KRNM) KA NEVOJË PËR KOORDINATOR PËR ANËTARËSIM PËR IMPLEMENTIM EFIKAS DHE EFEKTIV TË AKTIVITETEVE PROGRAMORE DHE AKTIVITETEVE TË PROJEKTEVE TË ORGANIZATËS
Përshkrim i detyrave të punës për Koordinatorin për anëtarësi:
- Komunikim përkatës, cilësor dhe në kohë me organizatat anëtare të KRNM-së;
- Përpilimi dhe realizimi i planit për takime të rregullta periodike me organizatat anëtare;
- Komunikim të rregullt me Komisionin për Anëtarësim dhe mbështetje të punës së saj para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të KRNM-së;
- Detektimi i mundësive për anëtarësimin e organizatave të tjera potenciale dhe tërheqjen e anëtareve të tjera;
- Koordinim i punës së Zyrave Rajonale të KRNM-së, organizim i takimeve me koordinatorë rajonalë, komunikim i rregullt me koordinatorë rajonalë dhe sigurimi i informacioneve për aktivitetet në nivel lokal;
- Zhvillimi dhe zbatimi i mekanizmave për detektimin e nevojave dhe preferencave të organizatave anëtare të KRNM-së dhe përcjelljen e të njëjtave të Bordi drejtues i KRNM-së;
- Përfshirja përkatëse e organizatave anëtare në proceset e planifikimit strategjik, vjetor dhe planifikimit të projekteve, sigurimin e kontributit përmbajtjesor në kohë për organizatat anëtare në përpilimin e planeve dhe projekteve;
- Identifikimi i nevojave për zhvillimin e kapaciteteve të organizatave anëtare, përpilimi i planit për ndërtimin e kapaciteteve dhe koordinim i organizatave anëtare të KRNM-së për pjesëmarrje në procesin e ndërtimit të kapaciteteve;
- Planifikim me sukses dhe në kohë, zbatim dhe koordinim i aktiviteteve projektuese konkrete për të cilat do të angazhohet;
- Përpilim i matricës për monitorim dhe evaluim dhe implementim i tyre për nevojat e punës projektuese;
- Përpilim i narrativit (raporte periodike dhe finale) për donatorë, Asamblenë, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Bordin Drejtues të KRNM-së;
- Mbështetje në përpilimin e ftesave për evenimente të KRNM-së në koordinim me anëtarët e sekretariatit;
- Koordinim i rregullt me Sekretarin e Përgjithshëm, Bordin drejtues dhe anëtarë të tjerë të Sekretariatit për punët rrjedhëse dhe obligimet e Sekretariatit.
Dije dhe shkathtësi të nevojshme për Koordinatorin për anëtarësi
- Të jetë i / e njoftuar me punën e KRNM-së, si dhe me sektorin civil në shtet.
- Njohuri dhe përvojë paraprake në sektorin civil / rinor, në veçanti në udhëheqjen e rrjeteve / këshillave dhe/ ose organizatave rinore dhe politikave rinore në kuadër të Maqedonisë;
- Minimum dy vjet përvojë pune, në llojet e mundshme të organizatave;
- Përvojë në aplikim, implementim dhe monitorim të aktiviteteve nga projekte për të rinj;
- Njohja e proceseve për ndërtimin e kapaciteteve;
- Përvojë në planifikim dhe implementim të monitorimit dhe evaluimit;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese, senzitivitet për komunikim dhe korrektësi;
- Njohuri të avancuara në MS Office: Word, Excel, PowerPoint;
- Nivel i lartë i të folurit dhe shkrimit të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
- Anëtarësimi në organizatë anëtare e KRNM-së, do të konsiderohet si përparësi;
- Proaktivitet dhe plotësim të lartë me mbikëqyrje minimale;
- Gatishmëri dhe aftësi të punojnë me ekip, nën presion dhe në kornizë kohore të kufizuar;
- Mundësi të punojë në zyrë me bazë në Shkup;
- Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prapavijë të ndryshme sociale dhe kulturore;
- Fleksibilitet rreth orarit të punës dhe mundësi për punë gjatë vikendeve;
- Mundësi të udhëtojë brenda dhe jashtë shtetit për nevojat e organizatës;
Kushte për punë:
Pozita është me orar të plotë të punës 40 orë në javë. Kandidatët e seleksionuar do të angazhohen me nënshkrimin e marrëveshjes për 3 muaj, me mundësi për vazhdim.
Rroga fillestare do të jetë 23.000 deri në 25.000 denarë neto, me mundësi për rritje në varësi të angazhimit në projekte dhe në varësi të rezultateve nga puna në periudhën provuese prej 3 muaj.
Afati dhe mënyra e paraqitjes
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin në vijim:
- Biografi të shkurtë;
- Letër motivuese;
Të gjitha kandidaturat duhet të arrijnë në postën elektronike, në adresën në vijim: [email protected] me shënim: Paraqitje për Koordinator për anëtarësim në KRNM më së voni deri më 06.12.2019, ora 23:59.
Mënyra e seleksionimit:
Kandidatët të cilët do të seleksionohen në rrethin e parë, do të ftohen në testim dhe intervistë. Pritet, personi i seleksionuar të fillojë me punë menjëherë pas përfundimit të procesit. Kandidatët me dokumentacion të pa plotësuar dhe aplikacion të dërguar pas afatit, nuk do të shqyrtohen.
Vetëm kandidatët të cilët do të seleksionohen për intervistë do të kontaktohen.
*KRNM e rruan të drejtën të prolongojë thirrjen e hapur nëse konsideron se e njëjta është e nevojshme.