VOTONI PËR KANDIDATËT E NOMINUAR PËR ÇMIMIN PËR PJESËMARRJE RINORE

Agjencia për Rini dhe Sport (ARS) në bashkëpunim me Këshillin Nacional Rinor të Maqedonisë (KRNM) fton publikun e gjerë të paraqesë votat e tyre për kandidatët për Çmimin për pjesëmarrje të të rinjve në kategorinë individuale, kategorinë e grupeve joformale rinore dhe kategorinë organizatave rinore, organizatave për të rinj dhe organizatave rinore ombrellë.

 

RRETH ÇMIMIT

Agjencia për Rini dhe Sport (ARS) në bashkëpunim me Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë (KRNM) këtë vit e ndajnë Çmimin për pjesëmarrje rinore. Çmimi jepet në tri kategori: kategori individuale (të rinjtë e moshës 15-29 vjeç), kategori për grupe rinore joformale (me së paku 3 anëtarë) dhe kategori për organizata rinore, organizata për të rinj dhe organizata rinore ombrellë. Çmimi synon të njohë dhe të vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale.

Çmimi për Pjesëmarrje Rinore njeh iniciativat rinore, grupet joformale rinore dhe organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe organizatat ombrellë rinore që demonstrojnë: një vizion të qartë për përmirësimin e komunitetit të cilat janë sistematike dhe të qëndrueshme në adresimin e çështjeve prioritare sociale; kreativitetin, inovacionin dhe udhëheqësinë e jashtëzakonshme në përcaktimin dhe zgjidhjen e çështjeve shoqërore; dhe sjellin rezultate të matshme në përmirësimin e komunitetit apo mirëqenien e shoqërisë nëpërmjet aktiviteteve të të nominuarit.

kategorinë individuale të nominuar janë: Goshe Nikolov, Luka Paviqeviq, Anisija Ugrinovska, Emily Mitrevska, Ivan Trifunov, Vanja Micevska, Anja Sazdova dhe Matej Milosievski.

Në kategorinë grupe joformale të nominuar janë: Ambasadorë për ajër, Parlamenti Studentor i Fakultetit – FEIT dhe Klubi sportiv shkollor SHMSH për rehabilitim dhe edukim “Shën. Naum Ohridski”.

Në kategorinë për organizata rinore, organizata të të rinjve dhe organizatat ombrellë rinore të nominuarit janë: Shoqata për Hulumtim dhe Promovim të Efikasitetit Energjetik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm SKEEOR Shkup, Shoqata e qytetarëve Të rinjtë munden, Shoqata për Bashkëpunim Rinor Ndërkombëtar INTERAKTIV – Manastir, Shoqata Liderë për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD), Shoqata e qytetarëve GRIT Probishtip dhe Qendra për Dialog Interkulturor.

 

linkun e mëposhtëm mund të lexoni më shumë informacione dhe të votoni për të nominuarit.

 

Ju inkurajojmë të votoni në secilën prej kategorive dhe të na ndihmoni të zgjedhim fituesit e këtij viti.

Votimi zyrtarisht do të përfundojë më 6 gusht (të dielën).

SHPËRNDAJE