Rreth Nesh

Çfarë është KRNM?

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë KRNM, është union i shoqatave, në të cilin në mënyrë vullnetare, janë anëtarësuar shoqata dhe fondacione nga Republika e Maqedonisë. KRNM është themeluar më 29 qershor 2013, nga 55 organizata.

KRNM është organ përfaqësues i organizatave rinore në Maqedoni. KRNM bashkon 51 organizata: 15 organizata rinore, 21 organizata për të rinjtë, 1 unione, 4 forume rinore të organizatave, 1 asamble studentore universitare dhe 9 anëtarë të asociuar, me qëllim të promovohen dhe përfaqësohen të rinjtë dhe të drejtat e të rinjve në Maqedoni.

Anëtarësi e KRNM-së, është e shumëllojshme, duke bashkuar organizata të cilat punojnë në nivel nacional dhe rajonal, mjedise rurale dhe urbane, organizata studentore, degë të organizatave ndërkombëtare dhe lloje të tjera të shoqatave. Gjatë procesit të realizmit të synimeve të saj, KRNM i përfaqëson interesat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë, pa dallim të pozitës së tyre socio – ekonomike, gjinisë, racës, origjinës etnike dhe kulturore, bindjes politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose ndonjë formë tjerë dallimi.

Nga 29 nëntor 2015, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, është pjesë e familjes evropiane të organizatave rinore, Forumit Rinor Evropian FRE.

Aktualisht në KRNM funksionojnë dy programe, programi për qeverisje të mirë dhe programi për zhvillim strategjik.

KRNM

VIZIONI

Sektor rinor i pavarur, autonom dhe inkluziv i cili i përfaqëson të rinjtë në Maqedoni.

MISIONI

Misioni i KRNM-së, është të përfaqësojë interesat dhe nevojat e të rinjve si lidhje me të gjithë aktorët dhe të sigurojë përfshirje dhe pjesëmarrje aktive të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në çdo nivel.

QËLLIME

  1. Përforcimi i rolit të KRNM-së, si trup përfaqësues i të rinjve dhe organizatave rinore;

  2. Inkurajimi i proceseve për krijimin e politikave përkatëse të cilat mundësojnë zhvillim social dhe personal të të rinjve;

  3. Përfaqësim dhe veprim në emër të interesave të të rinjve dhe organizatave rinore nëpërmjet përfaqësimit të interesave të tyre para institucioneve;

  4. Sigurimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të sektorit rinor nëpërmjet përforcimit dhe promovimit të rolit të organizatave rinore;

  5. Promovim i arsimit joformal dhe inkurajimi i krijimit të sistemit për mbështetjen e të rinjve në nivel lokal dhe nacional;

  6. Avancimi i pozitës së të rinjve në shoqëri, nëpërmjet: -Promovimit dhe veprimit drejt përforcimit të pjesëmarrjes rinore në proceset e vendimmarrjes; – Promovim i aktivizmit rinor, informimit rinor dhe rini aktive;

  7. Avancim i barazisë, trajtimi i të rinjve, toleranca dhe demokracia tek dhe ndërmjet të rinjve.

Bordi drejtues

Midis dy sesioneve të Asamblesë së Përgjithshme, puna e KRNM-së menaxhohet nga Këshilli Drejtues i përbërë nga 3 deri në 5 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e KRNM-së, njëri prej të cilëve emërohet Kryetar dhe një Zëvendës Kryetar i Këshillit. Këshilli Drejtues zbaton vendimet dhe konkluzionet e miratuara të Asamblesë dhe punon në përputhje me qëllimet dhe vlerat e Këshillit. Anëtarët që përbëjnë Këshillin Drejtues të KRNM-së, të përcaktuar nga funksioni i tyre përkatës, janë:

Filip Ivkovski
u.d. Kryetari

Sotir Gabeloski
Nënkryetar

Pande Eftimov
Anëtare e Bordit Drejtues

Zoja Tarevska – Petrushevska
Anëtare e Bordit Drejtues

Martina Jaçevska
Anëtare e Bordit Drejtues

Sekretariati

Sekretariati i KRNM-së është një organ operativ që është përgjegjës për zbatimin e të gjitha aktiviteteve në fushën e operacioneve aktuale të KRNM-së që nuk janë nën juridiksionin e organeve tjera. Sekretariati i KRNM-së drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtarët e tjerë të Sekretariatit janë koordinatorët që drejtojnë departamentet speciale, si dhe asistentët që i japin mbështetje të plotë Sekretariatit në punën e tij. Sekretariati i KRNM-së përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:

Mariana Angelova 
Sekretare e përgjithshëm

Jana Josifovska
Menaxhere për Financa dhe Administrim

Ane Matevska
Menaxher i Programit

Aleksandra Filipova
Menaxher i programit

Mihail Vasilevski
Menaxher i Komunikimit

Sara Risteska
Koordinator i Programit

Albina Sefadini
Koordinator i Programit

Oliver Andreevski
Koordinator i Komunikimit

Angela Atanasova  
Asistent për financa dhe administratë

Ardit Shehi
Asistent i Programit

Iva Naskova
Asistent i Programit

Gorjan Churlinov
Asistent i Komunikimit

Këshilli Mbikëqyrës

Mbikëqyrja mbi punën e organeve dhe trupave të KRNM-së kryhet nga Këshilli Mbikëqyrës. Këshilli mbikëqyrës është organ i pavarur i KRNM-së i përbërë nga tre anëtarë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen nga Asambleja e KRNM-së dhe detyra e tij është të kontrollojë punën e përgjithshme të organeve të KRNM-së, në veçanti të kontrollojë operacionet materiale dhe financiare të Këshillit. Këshilli Mbikëqyrës i KRNM-së përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:

Teodora Stefanovska

Stefan Petrovski

Mila Jovanovska

Ana Klesova

Zyra rajonale

Rajoni Verilindor / Qendra për dialog ndërkulturor
Tamara Petkovska

Rajoni Lindor / FZHKL Shtip
Bojana Jovanova

Rajoni Jugperëndimor / AKVA Strugë
Sllavica Jovceska dhe Besa Ziba

Rajoni i Pellagonisë / QKR Manastir
Aleksandar Todorovski

Rajoni Juglindor / NOVUS Strumica 
Gjorgi Milushev

Rajoni i Vardarit / Këshilli për parandalimin e krimit të të miturve – SPPMD
Gjorgji Nancev

Rajoni i Pollogut / Multikultura-Tetovë
Egzona Abdi